pak kohe mbaj ne duar
pak kohë nga koha që iku e mbaj në duar
kohë e ngurtë si një disk ku flenë tingujt e fjalët
pak kohë në duar si një send i artë
aty ndjej hapat e tu të ndrojtur dhe puthjet
si frushëllima krahësh të shpendëve të heshtur
ti je aty, në kohën që u ndal
je materja nga e cila koha u bë
je metali i çmuar i medalionit të kohës
pak kohë e ndala ndër duar siç mund të ndalet
një grusht uji nga lumi që vrapon drejt detit
apo siç ndal e djeg pellgu meteorët
kur netëve pasqyron kupën e qiellit
pi i etur në grushtat e mi të djeshmen
në fyt me ngec vetja
Në vargjet e një kënge foklorike në jug të vendit thuhet: ... moj nepërka pika-pika të vrava më vraftë pika me një shufër të godita ...
Simbolika e këtyre vargjeve është njëheri e bukur edhe tronditëse. Pse femra në këngë simbolizohet me nepërkën? Parë në anën formale ka një përqasje të mrekullueshme estetike midis femrës dhe nepërkës: të dyja të holla, elegante, të bukura, impresionuese. Nëpërka është një bukuri e rrezikshme, vdekjeprurëse. Po femra? .
Liria individuale si shenjë në poetikën e Buharasë
Dija e kishte bërë të lirë djaloshin Buharaja. Falë dhuntive me të cilat e kishte paisur Zoti dhe punës së tij titanike për të kultivuar mendjen dhe shpirtin, ai në një moshë fare të re sheh qartë atë që të tjerët nuk e dallojnë. I dituri dhe i padituri nuk shohin kurrë të njëjtën pemë, thuhet.
Por ndërsa Buharaja i ri zgjeron kufijtë e lirisë personale, vendi bie në robëri. Ai krijon një atdhe tjetër, atë sublimin, atdheun poetik. Nuk ishte një dukuri e re. Edhe poetë të tjerë para tij kishin bërë të njëjtën gjë. Pse?...vazhdon