KENGA E NEPERKES
Ese dhe shkrime te tjera
Poezi 2006
Shtepia botuese Uegen
REDAKTOR : SIMON VRUSHO
KORREKTOR : AGIM MEHQEMEJA
PËRBALLË FATURAVE TË PASHLYERA TË QYTETËRIMIT
Kėnga e nepėrkės
Në vargjet e një kënge foklorike në jug të vendit
thuhet:
... moj nepërka pika-pika
të vrava më vraftë pika
me një shufër të godita ...
Simbolika e këtyre vargjeve është njëheri e bukur edhe
tronditëse. Pse femra në këngë simbolizohet me nepërkën?
Parë në anën formale ka një përqasje të mrekullueshme
estetike midis femrës dhe nepërkës: të dyja të holla,
elegante, të bukura, impresionuese. Nëpërka është
një bukuri e rrezikshme, vdekjeprurëse. Po femra? Në këtë
pikë ndahen apo bashkohen? Në fatin tragjik të shqiptarëve
të dy objektet, edhe në këtë pikë bashkohen. Përfytyroni
tragjeditë e shkaktuara nga bukuria e femrës në jetën
e këtij populli. Herë-herë fjala dashuri ka nënkuptuar
fjalën vdekje, fjala bukuri ka përcjellë fjalën flijim.
Në tre vargje ngjizet në një mjeshtëri të pazakontë
krejt marrëdhënia e njeriut shqiptar me të bukurën në
përgjithësi dhe me femrën në veçanti. Përfytyrimi
për të është mjaft fin: nepërka pika -pika. Nuk besoj
se ka tatuazh në trupin e një vajze, dizenjuar edhe nga piktori
më i madh, t’ia kalojë vizatimeve magjepse në shtatin
e nepërkes. Asnjë biolog nuk ka shpjeguar qartë se në
ç’mënyrë janë krijuar dekoracionet e magjishme
që kur shfaqen në një udhë me zhur të emocionojnë,
të trondisin aq shumë sa të lënë pa gojë. Nga
frika e bukurisë apo nga frika e vdekjes?! Edhe veprat orgjinale të
Pikasos, të Pol Klesë, të Dalisë, parë në muzetë
e artit nuk të tronditin si të trondit bukuria në lëvizje
e shtatit të pikturuar nga (Zoti?!) natyra te nepërka.
Te vargjet: “të vrava më vraftë pika”, folja “
të vrava” krijon një mardhënie alternative midis dy objekteve,
burrit dhe femrës-nepërkë. Burri është edhe vrasës,
edhe i vrarë: …“më vraftë pika.” Pikat e
bukura të shtatit të nepërkës?
Duket qartë se objekti i parë (burri) është vrarë
shumë kohë më parë se të vriste, atë e ka goditur
bukuria, një bukuri që të godet dhe të vret ngadalë
si pika e shiut që shpon gurin (moj nepërka pika – pika).
Pendesa, brerja e ndërgjegjes ose hapi i madh qytetërues i njerëzimit,
siç thotë Kadareja, të bën të mendosh se banorët
e këtij trualli të egër, krahas sjelljes së tyre të
vrazhdë ndaj delikates, ndaj të bukurës, mbajnë një
qendrim krejt të kundërt, rrezatojnë një brerje ndërgjegjeje,
një pendesë deri në vetëflijim: “të vrava më
vraftë pika!”
Pse e vrau? Si refuzim i të bukurës së rrezikshme?! Përfytyroni
shkretëtirën shpirtërore pas humbjes së femrës -nepërkë
(dashurisë) te burri. Ky burrë, që nuk përton të
vrasë me të gjitha llojet e mjeteve, edhe për një fjalë
goje, vret në mënyrë elegante nepërkën-femër:
“me një shufër të godita.” Jo me një dru,
jo me një gur. Me një shufër të hollë e elegante
si nepërka, si femra. Pastaj në shkretinë e tij lutet që
t’i bjerë pika. Nuk e do jetën pa praninë e bukurisë,
qoftë ajo edhe bukuri e rrezikshme si e nepërkës.
Ende vazhdojmë të jemi pendestarë vetëm në këngë?!
7 mars 2004
Shqipëria ka nevojë për qytetarë, jo për heronj
Trualli ynë ka shumë heronj dhe pak qytetarë. Për nga
sjellja heronjtë dallohen prej së largu. Ata flasin gjithmonë
me zë të lartë dhe nuk dëgjojnë kurrë. Heronjtë
janë aq seriozë sa të fusin datën. Kur kalon heroi në
shëtitoren e vetme të qytetit, për nga serioziteti dhe vjetërsia
të kujton gazin 69 të sigurimit famëkeq të diktaturës.
Madje pikërisht nga kjo ngjashmëri ka lindur krahasimi “serioz
si gazi i degës”. Heroi nuk e njeh sjelljen qytetare as në
elementët fillestarë të saj. Bie fjala, heroi nuk troket kurrë
në derën e zyrave të shtetit. Ai hyn vrullshëm dhe, para
se të paraqesë hallin apo problemin e tij, flet për bëmat
e tij, për disidencën përballë diktaturës komuniste
ose për luftën e madhe për të mbrojtur bustin dhe emrin
e komandantit legjendar, për qëndresën përballë arbitraritetit
të pushtetarëve socialistë. Heroi nuk pret ta ftosh të
ulet as në kafene, as në zyrë. Ai shkon dhe ulet drejt e në
qoshe. Nëse zyrtari apo qytetari i kërkon ndjesë se është
ca i zënë me punë apo edhe thjesht i duhet të meditojë
pakëz dhe më vonë do të gjejë kohën për
të dëgjuar bëmat e tij prej heroi, heroi mërzitet shumë
dhe nis të bërtasë sa ia lejon gërmazi: ja kështu
më kanë pritur edhe komunistët mua! apo: Edhe demokratët
kështu më përcillnin!
Heronjtë janë një, por shfaqen në dy kohë të
ndryshme dhe në ngjyra të ndryshme. Kur njëri është
hero, sivëllai i tij i ngjyrës tjetër nuk është kurrësesi
qytetar, por dordolec pa ngjyrë. Sapo heronjtë e parë dalin
nga moda, dordolecët pësojnë një metamorfozë të
hatashme. Ata shfaqen si heronj e qëndrestarë dhe kërkojnë
lavdinë e mohuar. Dhe kjo farsë përsëritet përherë,
si rregull çdo katër vjet. Disa heronj i vunë flakën
gjithë qytetit para ca viteve për të treguar në sy të
popullit të dehur se sa trima dhe heronj qenë. Më pas, për
merita të veçanta, kapën kreun e institucioneve, ndonëse
si heronj që qenë nuk kishin patur as rastin as kohën për
të kryer ndonjë shkollë.
Trualli ynë gëlon nga heronjtë. Ata janë njerëzit
më të sukseshëm në një farë mënyre. I gjen
kudo në krye të vendit. Ja hap librin e leximit, cit me heronj,
nga klasa e parë e deri në dispencat e akademisë. Le të
mos flasim pastaj për historinë tonë të shkruar, më
shumë heronj se sa shkronja. Para pytjes naïve të një
shkollari, nip i Zenelit të Migjenit : “Zotni mësues kemi
kaq shumë heronj dhe kaq pak rrugë të mira, kaq shumë
heronj dhe kaq pak shtëpia higjenike, kaq shumë heronj dhe kaq shumë
varfëri”, çdo mësues do të ndihej keq. Dhe mësuesit
i troket fort në tëmtha : Po cilat kanë qënë frytet
e heroizmave të heronjëve tanë në shekuj? Një vend
i tkurrur, i mjerë, qartësisht i dallueshëm për keq midis
fqinjëve. Këta heronjtë ia kanë futur historisë apo
na e fusin neve çdo ditë?
(Ca qytetarë shqiptarë që quhen Buzuku, Budi, Bardhi , Bogdani,
etj. mezi dallohen në relievin fantazmagorik shqiptar të heronjëve).
Heronjtë kanë pushtuar jo vetëm këngët, përrallat
dhe legjendat shqiptare, jo vetëm historinë dhe letërsinë,
pikturën dhe skulpturën, leksikun e gjuhës shqipe, jo vetëm
sheshet publike në qëndër të qyteteve, muzetë, parqet,
vorrezat, lapidarët, por para së gjithash mendjet e shqiptarëve.
Heroi i ditëve tona është më pak romantik se kurrë.
Ai është një hero pragmatik. Hidhni një sy njerëzve
më të suksesshëm. Si biznesmen, si shkrimtar, si qëndrestar,
si kryetar bashkie, heroi është i parë. Ai gjendet me shumicë
në sallën e parlamentit, në zyrat e partisë. Noli pozon
para Parlamentit herë si mendimtar e herë si hero.
Tani është stina e heronjëve. Heronjtë nuk pjerdhin për
shtetin dhe ligjin, ndaj edhe sfida e shtetit të sotëm është
sfida ndaj heroit që ka mbërthyer ose pret ta mbërthejë
doganën, komisariatin, drejtorinë, ministrinë.
Kur ata shfaqen, qytetarët e paktë hutohen përballë heroizmit
dhe madhështisë së tyre prej heroi. Një zyrtar që
i dëgjon për herë të parë ndihet keq para një
heroi. I lind menjëherë kompleksi i inferioritetit.
“Po unë ku dreqin kam qënë, kur heroi ka kryer tërë
këto vepra të mëdha?!”
Heroi e nxjerr nga situata duke e ngritur tonin dhe duke i kërkuar atë
që i takon, një post, një favor për vete, për gruan,
për vëllanë, kushëririn, krushkun, dhëndërrin
etj. Zyrtari, qënie normale dhe vdektar i thjeshtë bëlbëzon:
“Po unë ç’dreqin dua këtu? Pa asnjë meritë
heroi, pa asnjë bëmë heroike individuale dhe fisnore…”
Kanë fare pak të përbashkëta heronjtë tanë me
ëndërrimtarin dhe fisnikun e marrë Don Kishot. Ky luftonte
vërtetë, pavarësisht se me mullinjtë e erës. Luftonte
për të tjerë, asnjëherë për vete dhe për
fisin(fisi, ç’bashkësi primitive!). Armët i kishte
shumë pak më të rrezikshme sesa heronjtë tanë, ca
shpata të ndryshkura e aq. Ndërsa heroi ka thika të mprehta
me helm si shpifja, intriga etj.
Qytetarët shqiptarë me heronjtë mbi shpinë meditojnë
: këta heronjtë tanë që ia kanë futur historisë,
që ia kanë futur Shqipërisë vallë do t’ia futin
tani edhe Europës?
2005
Dekorimi i dhunshėm i jetės sonė
Ka kohë që në Shqipëri ka një përkujdesje maksimale
për të evokuar të kaluarën jo shumë të largët
sipas një kriteri tipik ideologjik, për fat të keq ende të
pranishëm në jetën tonë. Në qytete ka filluar dekorimi
i fasadave, lulishteve, mureve me pllaka përkujtimore pas të cilave
ajo që mungon më së shumti është ngjarja.
“Kjo shtëpi ka qënë bazë e luftës”, “Këtu
ka kaluar brigada x sulmuese”, “Këtu është strehuar
shoku Z”, deri tek një pllakë që të bën edhe
të qeshësh :”Këtu u rrëmbye (u vodh- shënimi
im, Y.H) nga njësiti gueril shaptilografi”.
Këto pllaka nuk kanë të sosur në qytet, në fshat,
pra në të gjithë Shqipërinë.
Nga lind gjithë kjo përkujdesje për t’na sjellë
të shkuarën e afërt, në mjaft raste edhe të gënjeshtërt,
tani në shekullin e internetit?
C’është ky dekorim i jetës sonë ?
Herë- herë Shqipëria i ngjan të famshmit Haxhi Qamil,
që në një kohë marrëzie totale,(dhe këto kohra
nuk janë të rralla në jetën e shqiptarëve) u vetëdekorua
gjysëm gjeneral e gjysëm robinhud. (veshi një xhaketë
gjenerali europe , vuri në kokë një kallpak pashai turk dhe
poshtë mbante brekushet e fshatarit tiranas.) Dhe u vu në kërkim
të Babës. Pas e ndiqnin mijra e mijra njerëz më të
marrë se vetë marrëzia.
Edhe sot me keqardhje vëmë re se Shqipëria po dekorohet si
e tillë, por nuk jam fort i sigurtë nëse vërtetë
Shqipëria, ashtu si Haxhi Qamili, është në kërkim
të Babës.
Pllakat përkujtimore, ku flitet për beteja që nuk janë
zhvilluar kurrë, po mbushin çdo rrëpirë fshati, çdo
rrugë dhish, ku prej vitesh nuk kalon njeri.Lapidarë dhe monumente
i ngrihen një kohe, kur përçarja dhe urrejtja midis shqiptarëve
arriti kulmin. C’është ky vrapim në të shkuarën?
Njihet thënia se kush përtyp të shkuarën, nuk ka as të
sotme as të ardhme.
Po pse bëhet e gjithë kjo? Natyrisht jo thjesht për të
ruajtur traditën, vlerat e saj. Nëse do të fiksohej e kalura
me vlerat e saj tashmë të provuara do të qe një punë
e lavdërueshme. Por e kaluara, tradita, civilizimi për dekoratorët
tanë nis më 1941.Cinizmi, propaganda, dhuna dekorative janë
të pashembullta në një shoqëri që trumbetohet si
pluraliste, e lirë e demokratike. Sot mund të thuhet se Shqipëria
është vendi më i ideologjizuar në Europë.
Poeti i madh nobelist Josif Brodski, një ditë të bukur, duke
dëgjuar një fjalim të sekretarit të partisë komuniste
në fshatin ku e kishin syrgjynosur, befas këputet e bie pa ndjenja.
Miqtë e tij të alarmuar e çojnë në spital, ku poeti
i jashtëzakonshëm i nënshtrohet një egzaminimi të
kujdesshëm. Në fund mjekët erdhën në përfundimin
se Brodski i madh nuk kishte asnjë gjë. Kishte rënë pa
ndjenja thjesht nga alergjia që i shkaktuan mendimet e cekta, nonsenset
politike, marrëzitë që nxirrte nga goja sekretari i helmuar
ideologjikisht i partisë.
Natyrisht, një shpirti të lirë, një gjeniu si Josif Brodski
i bënin reaksion pallavrat.
Ka dashur Zoti që ne të mos jemi aq sqimtarë dhe të ndjeshëm
sa Brodski i madh, në të kundërt përfytyroni se çfarë
do të ndodhte kur të dëgjonim lajmet në tv, kur të
lexonim pllakat, kur të dëgjonim fjalimet nëpër festa
apo në përkujtim të ngjarjeve që s’ndodhën
kurrë, kur të dëgjonim “fjalimet” e ca ofiqarëve
tanë në tribuna e në institucione publike, kur të dëgjonim
parlamentin e mbushur me “qëndrestarë”. Të gjithë
do të binim e do të ndodhte një katastrofë e madhe humanitare.
Po pse bëhet e gjithë kjo?
Jo thjesht për arsye ideologjike.
Europa Lindore ka kohë që është çliruar nga këto
marrëzi. Ajo kërkon të integrohet realisht në Perëndim,
ku idiotësitë ideologjike nuk pinë ujë.
Ka një pragmatizëm në gjithë këtë marrëzi
në Shqipërinë tonë të dashur(siç thotë
shpesh një politikan). Pragmatizmi qëndron në faktin e dekorimit
të mjedisit me një ngjyrë politike, thjesht për të
mbajtur gjatë pushtetin.
Bie fjala, tek muri i ndërtesës ku shkruhet se këtu u vodh
një makinë shkrimi a diçka e tillë në vitin 1991
u vendos selia e degës së partsë së parë opozitare
në Shqipëri, Partisë Demokratike. Ky fakt është domethënës
për një shoqëri që vinte nga diktatura, për një
shoqëri që prej dekadash nuk e njihte pluralizmin. Pra, krijimi
i degës së PD është ngjarje, shumë më domethënëse
se vjedhja e një makine shkrimi a diçkaje të tillë.
Por as PD, as pushteti lokal i saj nuk bëri marrëzinë të
vendoste pllaka përkujtimore. Ose aty ku ka qënë rrojtorja
publike mund të vendosej një pllakë, ku të njoftohej vërtetë
për një ngjarje: “Këtu ka punuar si faturist poeti, studjuesi
dhe përkthyesi i talentuar Vexhi Buharaja.”
Berati është një qytet emblematik i qytetërimit shqiptar.
Kur vijnë vizitorët dhe lexojnë pllakat “e famshme”,
stepen. Natyrisht, nëse nuk do të vuanin pushtetarët tanë
nga epilepsia ideologjike, vizitorët mund të lexonin: “Këtu
në vitin 1281, pas dhjetë muaj rrethimi e qëndrese qytetarët
e Beratit thyen anzhuinët. Në nderim të asaj qëndrese
u ngrit kisha e Shën Mëri Vllahernës.” Ose : “Këtu
u gjet Epitafi i Gllavenicës, vepër arti e vitit 1373.” Ose:
“Këtu ranë trimërisht në betejë kundër
turqve 500 luftëtarë italianë të dërguar nga Alfonsi
V i Aragonës nën komandën e Raimondo Orsatës në ndihmë
të Skënderbeut.” Ose: “Këtu u ruajtën Kodikët
e famshëm të Beratit.”
Apo më poshtë në buzë të lumit mund të qëndronte
fare mirë një pllakë e tillë përkujtimore: “Këtu
poeti i shquar Nezim Berati, Anakreonti i Shqipërisë (siç
e quajti Hani- shënimi im, Y.H) më 1735 u ndesh në një
garë poetike dhe fitoi me Mulla Alinë.”
Në Berat ka qënë edhe Edit Durham, fakt që bëhet
i njohur edhe në veprën e saj. Një pllakë përkujtimore
në shtëpinë ku ajo qëndroi, do të rriste interesin
turistiko- kulturor për qytetin. Një pllakë ku të shkruhej
se këtu ka banuar shkrimtari i madh Ismail Kadare gjatë revolucionit
kulturor të tipit kinez të aplikuar në Shqiperi, do të
shtonte edhe një objekt të vizitueshëm në këtë
qytet.
Kuptohet se këto pllaka e mjaft të tjera do të ishin mjaft
domethënëse.
Dekorimi metaforik apo i drejtpërdrejtë i jetës sonë ndjek
jo thjesht një traditë të shëmtuar.Në ditën
e festës kombëtare, më 28 nëntor po shëtisja me mikun
tim, piktorin Agron Polovina, me formim të majtë dhe e pyeta se
çfarë përfaqësonin flamujt e kuq që digjnin gjithë
qytetin, krahas fare pak flamujve kuq e zi që valëviteshin në
atë ditë të shënuar. Miku im nuk qe në gjendje të
më jepte asnjë lloj spjegimi. Ndoshta thjesht për traditë.
Ndoshta thjesht si zbukurim.Ende, në çdo festë bëhet
përskuqja e qytetit.(Lexues i nderuar mund ta vëresh këtë
fakt në festën më të afërt). Një marrëzi
e përafërt kishte ndodhur jo në përmasa të tilla
dhe jo në një hark të tillë kohor para krishtlindjeve
të vitit 1996. Cedra para këshillit të rrethit në Berat
qe zbukuruar krahas dekoracioneve të tjera edhe me tollobmace të
kaltra ku qe stamposur logoja e PD. . Brenda pak minutave, nga vetë dekoratorët,
cedra u çlirua nga tollombacet politike.Do të qe mrekulli sikur
qytetarët e Beratit të mos e kenë vënë re atë
lajthitje.
Po dekorimi i dhunshëm i jetës sonë nuk ndalet këtu. Ai
vazhdon në salla mbledhjesh, ku nuk mungojnë edhe zyrtarë dhe
politikanë të lartë që sapo janë ndarë me personalitete
europiane e amerikane ku kanë ironizuar e qeshur me marrëzinë
diktatoriale. Janë hipokritë apo pragmatistë?
Në një sallë mbledhje qene mbledhur veteranët e luftës.
Kështu të paktën u lajmërua nga folsi i tv-së. Për
çudi në sallë kishte a s’kishte ndonjë 80 vjeçar.
Qenë fëmijë kopshti deri tek 50-60 vjeçarë. Këta
janë veteranët e famshëm?
Thuhet, por unë nuk dua ta besoj, se po ngrihen organizata veteranësh
në lagje, në shkolla e deri në kopshte. Por është
e vërtetë që harxhohen miliona për të vendosur lapidarë,
pllaka përkujtimore, monumente, skulptura heronjësh të rremë,
memorialë në zona pa asnjë banor, në fshatra ku jetojnë
2-3 shtëpi. Ndërkohë gjimnazistët nuk kanë paisje
për të realizuar orët e mësimit, nuk kanë një
fotokopjues, ku të fotokopjojnë testet e shumtë, nuk kanë
kompjutera, nuk kanë internet, nuk kanë salla argëtuese e kulturore.
I nxitur nga marrëzia e pafund shtetërore, edhe njerëzit e
thjeshtë po vuajnë sindromin e pllakave përkujtimore, të
lapidarëve e memorialëve. Nuk ka ngelur hajdut i vrarë nga
hajdutët pa një memorial mermeri apo edhe shtatore të tillë.
Nuk ka ngelur fatkeq i aksidentuar pa një lapidar a memorial që
ka ngushtuar rrugën ku kalojnë të gjallët.
Po të shikosh hollë-hollë këtë marrëzi tipike
shqiptare, konstaton se këto lloj ndërtimesh zënë vendin
e parë në qarkun e Beratit. Ky qark më shumë se gjysmën
e investimeve i ka në lapidarë, pllaka përkujtimore, memorialë,
që nuk promovojnë kulturën e këtij qyteti, por synojnë
të përjetësojnë një të kaluar të errët,
realizuar me fondet publike.
“Hani gjeneralët!”, -përfundonte një barcoletë
e treguar fshehur në kohën e diktaturës, ku protagonisti mburrej
më të kaluarën “e lavdishme” dhe gjeneralët
e shumtë që kishte nxjerrë fshati i tij i mjerë.
E gjitha kjo është një marrëzi e madhe në kurriz
të komunitetit. Paratë Europa dhe Amerika i sjell për të
përmirësuar jetën e shqiptarëve, jo për të shtuar
logot e ekstremit të majtë.
Në Shqipëri logot e diktaturës janë kudo të pranishme
: bunkerë, pallate si guva, rrugë të ngushta, mungesa e ujit,
mungesa e dritave, sherret politike, mjerim shpirtëror e mjerim ekonomik,
njeriu i ri përbindësh, (“Në Shqipëri pashë
dhëmbë të prishur, këpucë të zeza dhe sy të
sëmurë epshorë”,-shkruante në një gazetë
perëndimore një reportere e re në vitet 80-të.) Kur kemi
kaq e kaq simbole e logo të diktaturës, pse duhet të shtojmë
edhe ca të tjerë?!
E kaluara na ka kapur prej duarësh, prej këmbësh, dhe ç’është
me e vajtueshmja prej koke. Natyrisht, s’kemi pse ankohemi hiç,
kur Europa na e vë kufirin tek thana dhe prej kohësh e ka thënë
për ata që kanë veshë: “Hani gjeneralët!”
2003
NĖSE...
Nese dikush në pasditen e 12 dhjetorit 1990 do të bënte profetin dhe do të na thoshte se pas 12 vjetësh në Shqipëri nuk do të kishte drita nga mesdita deri në mbrëmje, se uji do të reduktohej edhe më tepër në orar, se sërish njerëzit do të merrnin ushqime veresie me listë, se lufta e klasave do te vazhdonte e ai qe nuk i perkiste te majtes do të dëbohej nga administrata edhe nëse i përmbushte më së miri kriteret profesionale, se ai që do ta quante Partinë Demokratike të sapolindur parti fashiste gjatë fushatës së parë të zgjedhjeve pluraliste do të ishte figurë qendrore në PD, se Gramoz Ruçi “do t’i jepte” leksione demokracie Jozefina Topallit në një bisedë televizive, se disa nga miqtë tanë demokratë do t’i turreshin pasurisë kombëtare si kaubojsit perëndimit të largët, se anëtarët e shoqatës së Enverit do të përlanin atë që mbeti nga kjo pasuri kombëtare dhe do të ishin kapitalistët më të pashpirtë, se njerëz primitivë që ende nuk dinë ta shkruajnë me kalem fjalën demokraci do të posedojnë prona qindra milonashe të fituara me kobure, se mësuesit, këta ndërtues të vetëdijes kombëtare do të fyheshin dy herë në muaj me sandakanë që do t’u jepte shteti sa për të mbajtur shpirtin, se njerëzit do rigrupoheshin sërish në fise e klane si në prehistori, se të persekutuarit politikë do t’u kërkonin ish komunistëve , tashmë deputetë, ministra e bashkëkryeminisra të vinin dorën në zemër dhe t’u kthenin atë që u takonte me ligj nga burgu dhe nga plumbi që këta ish- komunistë apo baballarët e tyre ua dhanë dikur me aq bujari e me aq shpejtësi, se një bandë hajdutësh pulash në vitin 97 do të hynte në Këshillin e Bashkisë dhe do të fyente Simon Vrushon dhe të tjerë, për të vetmin mëkat se këta qenë demokratë të parë në Berat, se i njëjti person që shkroi në ato ditë të ftohta të dhjetorit 90 një shkrim kundër nismëtarëve të PD në gazetën “Kushtrimi”, ku mbronte me fanatizëm partinë e punës, do të shkruante më vonë me po të njëjtin fjalor, me të njëjtën sintaksë po kundër këtyre nismëtarëvë nje tjetër shkrim në gazetën “55”,sepse këta e ngritën zërin për deformimet që po ndodhnin në partinë ku qenë nismëtarë, se individë pa asnjë dinjitet erdhen nga partia komuniste dhe sollën ne PD psikologjinë kriminale të luftës së klasave duke shfrytëzuar mërinë 45 vjeçare të njerëzve ndaj asaj partie , morën flamurin e militantit duke e konvertuar këtë militantizëm idiot me prona e poste nga pasuria kombëtare, se ca individë qe i kanë borxhe të vjetra dhe të reja Shqipërisë po e trajtojnë atë sikur ta kishin çiflig, se pjesa më vitale e Shqipërisë, të rinjtë, duke filluar me ata të dhjetorit 90 e deri tani janë larguar nga Shqipëria se nuk u krijua ajo klime demokratike, ku të rinjtë të ndihen mirë, se hipokrizia do të arrinte në ato përmasa, sa kur dy liderë të së majtës ndesheshin për milionat e dollarëvë, vilat, privatizimet strategjike, nje militante e mjerë u përgjërohej ne Berat para kamerave të TV dy lidereve, se nuk donte as drita, as ujë as bukë, bar do të hante , vetëm të mos thyehej uniteti i partisë, se pronarët e ligjshëm blejne bukë me liste dhe rroba te gabi, ndërsa pronat e tyre i kanë marrë në të shumtën e herës horrat, se anarkia liberale e post= diktaturës nuk do të jepte asnjë shenjë se mund të transformohej në institucione demokratike, se opozita që do t’i bënte Fatos Lubonja kryetarit narcist të Bashkisë së Tiranës Edi Ramës do të zbehte deri në mosdukje organizatën e partisë opozitare në Tiranë e më gjerë, e cila e hutuar nga idetë e guximshme të sikronizuara me veprime po kaq të guximshme të këtij kryetari, ende po rri me goje hapur, megjithese edhe ca muaj na ndajnë nga fundi i legjislaturës, se një gazetë në Berat bën opozitë sa i gjthë këshilli i bashkisë dhe shumica e degëve të partive opozitare, se mjaft institucione ende kanë në krye të tyre individë me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të cilët ngaqë nuk besojnë tek Zoti nuk e dinë se nga u erdhi parajsa, se sekretarët e partisë në pushtet bëjnë pritje populli dhe kohët e fundit njerëzit që mbushin radhët e këtyre pritjeve mbajnë në xhep tesera të partive opozitare, se filozofia e të lëpirit të këpucëve të të fortit po bëhet filozofi kombëtare nga goditja kriminale e varfërisë dhe papërgjegjshmëria e të fortëve të politikës, se shqiptarët janë zvetënuar sot më shumë se kurrë me atdheun “të cilit ia kane borxh gjak e gjithëçka, por ca të tjerë po ia hanë gjak e gjithëçka”, se shumicën e lidh me atdheun vetëm “atdheu moral”, domethënë historia, këngët, mitet, legjendat, letërsia, përrallat, gjuha , ndersa atdheun fizik e kanë privatizuar horrat, se individë “të fortë” ne politikë, pasi u kanë shkaktuar tragjedi të vërteta njerëzve të thjeshtë për shkak të filozofisë së tyrë marksiste të trajtimit të kundërshtarit politik si armik, një mëngjes të bukur, pozojnë të dashuruar sikur s’ka ndodhur gjë, duke çuditur me këtë jo më të gjallët por edhe “eshtrat e nderuara” siç shprehet shkrimtari nobelist suedez Par Lagerkvist tek tregimi i famshëm me të njëjtin titull, se politika e derisotme ia arriti ta kthejë popullin shqiptar ne një popull shërbetor , se …se…se , atëherë në atë dhjetor të ftohtë të 1990 nuk do te harronim te ndiznim edhe një qiri...
12 dhjetor 2002
Pėrballė faturave tė pashlyera tė qytetėrimit
Shqipëria shtrihet në kërthizë të qytetërimit
europian. Ka fqinjë Greqinë, ku gurët e rëndë të
qytetërimit antik janë në themel të Europës së
sotme, të qytetërimit modern europian dhe botëror. Ka fqinjë
Italinë, përçuesen e qytetërimit antik grek dhe romak
drejt kohrave e vendeve të tjera, Italinë e Rilindjes së njerëzimit.
Edhe vetë shqiptarët i ngritën kasollet e tyre primitive nder
shekuj mbi kolonada mermeri, mbi statuja e gërmadha të teatrit të
antikitetit të tyre ilir. Atëherë lind pyetja, pse? Pse shqiptarët
e vendosur në një truall ku ka lindur qytetërimi ose fqinjë
me qytetërimet më të mëdha të botës, ndërkohë
jetojnë standartet më të ulta të qytetërimit europian,
periferinë e ftohtë të tij, krahasohen me standarte të
përafërta me vendet aziatike dhe ato afrikane?
Ndoshta kjo pyetje kërkon vështrime të thella historike, sociale
e demografike.
Por unë do të prek vetëm një nga shkaqet, në mos
qëntë kryesori. Shqiptarët, për mendimin tim, nuk kanë
qënë korrektë me historinë, pikërisht në shlyerjen
e faturave të saj, kostos që kërkon qytetërimi në
çdo kohë e periudhë. Dhe nuk është një faturë
e vetme, e harruar diku në ndonjë kamare shekulli. Është
një dëng i madh me fatura të pashlyera përgjatë viteve,
dhjetëvjeçarëve, shekujve.
Europa u mahnit me qëndresën e princave shqiptarë kundër
vërshimit osman. Në atë kohë të ndritur të Gjergj
Kastriotit, shqiptarët paguan faturat për mbrojtjen e qytetërimit
jo vetëm për vete, por edhe për Europën. Edhe Europa nuk
e harron këtë fakt. Heroi ynë kombëtar, Skënderbeu,
është edhe heroi i Europës, mbrojtës i qytetërimit
të saj, apo heroi i krishtërimit, siç e quajnë disa
studjues. Më pas nisi të formohej dëngu i madh i faturave të
papaguara kundrejt qytetërimit europian nga ana e Shqipërisë
dhe e shqiptarëve. Gjatë pesë shekujve shqiptarët u bënë
governatorë, sundues të popujve të Azisë dhe Afrikës,
vezirë të Perandorisë Osmane, ndërkohë që vendin
e tyre e harruan atje larg, në skaj të Perandorisë, as Europë,
as Azi, të varfër e të shkretuar. Ndërkohë qytetërimi
europian paguante rregullisht faturat me revolucione, ku protagonistët
përfundonin me koka në gijotinë, me luftra të pandërprera
për çlirim e bashkim kombëtar, me reforma të mëdha
shoqërore, me përpjekje e punë titanike të mëndjes
e fizikut, duke formuar shtetet kombëtare, duke hedhur bazat e kulturës
kombëtare që shumë shpejt do të merrte dimesione europiane,
duke ndërtuar rrugë, hekurudha, porte, fabrika e qytete të
tërë. Kishin ardhur deri këtu nëpërmjet karvanit
të gjatë të njerëzve të shquar të të gjitha
fushave, përfaqësues të denjë të qytetërimit
perëndimor, themelues të tij. Ky karvan, siç e thërret
Viktor Hygoi tek poema me të njëjtën titull, nuk u ndërpre
asnjëherë dhe kurdoherë i pagoi faturat historisë me çmime
gjaku, përpjekjesh e privimesh.
Po çfarë bënin shqiptarët ndërkohë? Ata flinin
në shumicën e rasteve mbi faturat e pashlyera gjatë shekujve.
Ata përgjumeshin haremeve të Lindjes apo sarajeve lindore të
Shqipërisë. Ata ruanin bagëtitë buzë kënetave
të Adriatikut, ose grabisnin karvanët e të huajve në grykat
e maleve. Po atëherë si erdhëm deri këtu si shqiptarë,
ndonëse në një territor mjaft të tkurrur?
Falë karvanit të brishtë shqiptar, ashtit të pathyeshëm
të racës. Ndonëse qytetërimi shqiptar u ndërpre me
përdhunë, një rrjedhëz e tij vazhdoi të ftillohej
jashtë vendit, në Perëndim, ose u struk thellë në
manastiret e Veriut, i veshur me zhgun murgu. Nën zhgunin e një
murgu si Pjetër Bogdani u strehua letërsia e madhe shqipe, qytetërimi
shqiptar. Ky prift katolik është pjesë e rëndësishme
e karvanit të brishtë shqiptar që përcolli qytetërimin
shqiptar përmes shekujve. Ky karvan e solli pishtarin e qytetërimit
shqiptar, që është thellësisht qytetërim europian,
përmes shekujve gati-gati duke u shuar deri te Rilindja jonë e madhe.
Ata paguan, pa dyshim, faturat e këtij qytetërimi.
Kalorësit e vetmuar të këtij karvani: Barleti, Buzuku, Budi,
Bardhi, Bogdani, Berati, Zarishi qenë ata që i paguan faturat e
qytetërimit tek historia. Pjetër Budin e mbytën në Drin.
Nazim Beratin e ndrynë në burgjet e Turqisë, ku edhe vdiq.
Pa dyshim Rilindja qe shpëtim i Shqipërisë. Aty rrjedhëza
e brishtë e qytetërimit shqiptar u shumëfishua nga mëndjet
e ndritura : De Rada, Naimi etj.. Dhe vazhdoi përmes dekadave nga Konica,
Fishta, Mjeda, Lasgushi, Migjeni, Kadareja. Karvani nuk u ndërpre, për
fat të qytetërimit tonë. Ndonëse edhe në një
krahinë të Beratit, kur po luftohej për shkronjat shqipe, kulturën
shqiptare europiane, u ngriten turma kopukësh duke thirrur: “Nuk
e duam gjuhën shqipe, nuk i duam gërmat e shqipes se ato janë
gërmat e kaurit!”
Dhe të mendosh se të gjitha këto fraza thuheshin në gjuhën
shqipe dhe ata që i artikulonin nuk dinin gjuhë tjetër veç
shqipes.
Dëngu i faturave të pashlyera ndaj qytetërimit që i përkasim
u rrit deri në marrëzi gjatë diktaturës komuniste, ku
u ndërpre çfardo lloj qytetërimi dhe Shqipëria ra në
një tirani që më së shumti i ngjante tiranive feudale.
Krijimi i njeriut të ri sipas modelit kinez e shfytyroi përfundimisht
njeriun shqiptar dhe për rrjedhim shoqërinë shqiptare. As që
bëhej fjalë për ndonjë shlyerje të faturës.
Ata që e provuan më 1946 e më pas, humbën edhe jetën
edhe varret. Në vitin 1991 një gazetare e perëndimit qante
me të madhe, ndërsa po largohej nga Shqipëria, pas disa javëve
endjeje nëpër të. Qante dhe përsëriste: “Ju
nuk e dini se sa të varfër jeni! Nuk e dini!”
Po më i frikshëm është, pa dyshim, mali i faturave të
papaguara qytetërimit. Ne nuk i shihnim mirë këto fatura në
vitin jo shumë të largët 1991. Ndërsa të huajt po.
Ata i dallonin qartë kur shikonin vendin tonë të bunkerizuar,
njeriun e ri monstër, helmimin ideologjik deri në asht, gropat e
tmerrshme kulturore ku rriten gjëmba helmues të një kulture
joeuropiane, psikologjinë e rajasë, zvetënimin deri në
largim nga raca, instiktet kriminale të mbijetesës, moskuptimin
e sjelljes dhe veprimit të qytetërimit perëndimor, humbja e
çdo lloj humanizmi, keqkuptimi i humanizmit perëndimor, dëshirën
për t’u pasuruar me çdo kusht e çmim brenda natës,
urrejtja ndaj punës si tregues i qytetërimit europian, zhvlerësimi
i jetës deri në marrëzi etj. etj.
“Duhen dekada që Shqipëria të hyjë në hullinë
e vendeve të qytetëruara”, thoshin të huajt dhe ne thartoheshim
në vitet 90. Ata e shikonin fare qartë malin e faturave të
pashlyera nder shekuj. Ne nuk e dallonim hiç, nga dëshira për
t’u kthyer aty, në qytetërimin shqiptar, domethënë
në qytetërimin europian, nga ku na kishin ndarë përdhunisht.
Po faturat duheshin shlyer deri në një.
Një fakt që bie lehtesisht në sy në Shqipëri është
dallimi i thellë midis shtresave shoqërore, midis individësh
të tërë, dallim ky që gati-gati shkon deri tek diferencat
e qytetrimeve të ndryshme. Brenda një qyteti, një lagjeje apo
edhe një pallati ndesh individë kaq të ndryshëm në
mentalitet, psikologji, kulturë, sa që vëren se ata nuk i përkasin
një qytetërimi, por qytetërimeve të ndryshëm. Kjo
ka bërë që mjaft nga familjet shqiptare, individë, të
rinj të largohen nga Shqipëria, ku janë ndjerë si në
një vend të huaj pikërisht për shkak të dallimeve
të thella. Në Perëndim janë ndjerë mirë, janë
ndjerë si pjesë e atij qytetërimi. Nuk është thjesht
paga e ulët, mungesa e ujit dhe e dritave, por më e rëndësishmja
është të ndihesh i huaj në vendin tënd për shkak
të rrënjosjes së një mentaliteti jo shqiptar tek turma
të tëra, një mentaliteti aziatik që e bënë gati
të pamundur bashkëjetesën. Edhe më i vështirë
bëhët ky qëndrim kur qeverisja e vendit ndërtohet mbi
bazën e këtyre standarteve dhe institucionet mbushen nga këta
njerëz, siç janë mbushur rëndom institucionet aktualisht.
Po nga lind ky diferencim?
Për faktin se mjaft familje shqiptare kanë shlyer privatisht faturat
e tyre të qytetërimit, nëpërmjet shkollimit, ruajtjes
e kultivimit të traditave më të mira të qytetërimit
shqiptar. Për faktin se mjaft shqiptarë kanë shlyer faturat
nëpërmjet studimit, krijimit, ndjekjes së karvanit të
pashkëputur asnjëherë të njerëzve të mëdhenj
të këtij vendi.Një ndër ta qe edhe Faik Konica, që
shkruante në kulm të dëshpërimit se në Shqipëri
janë, as më shumë as më pak, po nja 50 shqiptarë
me të cilët mund të merresh vesh e se shumica e tyre jetonte
jashtë Shqipërisë. Të tjerët qënë turkoshakë
që nuk kishin asgjë të përbashkët më shqiptarët.
Në këto vite tranzicion kanë nisur shlyerjet e faturave. Ndonëse
tepër ngadalë, ndonëse edhe duke shtuar edhe ndonjë faturë
tjetër të papaguar, tinëzisht.
Faturat e energjisë elektrike të pashlyera që po na e nxijnë
jetën janë fare qesharake përballë faturave të pashlyera
të qytetërimit.
2003
Lejla Mehqemeja, kjo ėndėrr e ndaluar
Jam i sigurtë se Lejlanë e kanë pas dashuruar shumë
burra në të ritë e saj. Se ajo qe nga ato femra ku rrallë,
tepër rrallë qëndrojnë bashkë edhe bukuria, edhe
mençuria, edhe finesa, pra, ajo grua ishte një bukuri e bërë
prej shpirti.
Po ajo ka qenë një ëndërr e ndaluar për burrat e
hijshëm dhe të mençur të sërës së saj.
Se ajo, për fat të keq, u rrit e vuajti në diktaturë (nuk
mund të shprehem me fjalën jetoi,sepse do të fyeja mbijetesën
e saj ). Dhe familja e saj fisnike qe ndër më të poshtëruarat
pas vendosjes së diktaturës. Babai i saj, Izet Mehqemeja, u pushkatua
nga nazistët në kampin e Majdanekut, në Poloni, si antifashist.
Vëllai i saj, një bjond që shkruante poezi të ndjera,
e denoncoi diktaturën komuniste ende pa u shtruar këmbëkryq
në Shqipëri. Edhe ai u pushkatua po nga diktatura me ngjyrë
të kuqe më 9 dhjetor 1945.
Tri motrat u lanë të vdesin ngadalë, të pambrojtura, në
mjedisin e helmuar të luftës së klasave në Shqipërinë
socialiste.
“Hëna derdh shi të artë,
me dritë lan shpirtra të bardhë.
Kam ftohtë, s’kam gjumë …
……………………………
Mendoj për jetën pa shpresë,
mëngjesin e zymtë që gdhin mbas pak”
shkruan Lejlaja në një poezi të saj. Me ç’duket
shpirtin e saj të dlirë e ndritte vetëm hëna, netëve.
Dita qe dënim. Është një klithmë ekzistencialiste
. Mëngjesi, pra, lindja është zymti, fyerje, poshtërim.
Nata me hënë është ëndërrim, qetësi, prehje.
Me ç’kuptohet moslindja, mosardhja në këtë jetë,
do të qe më e mira.
E kam njohur Lejlanë vite më parë, në librarinë e
Shpresa Xhaferrit. Shpresa më prezantoi me Lejlanë, në një
nga ato pasdite të dielash, ku libraria ishte i vetmi vend i shenjtë,
(qenë ndaluar kisha e teqe). Lejlaja kishte vërtetë një
vështrim të manushaqtë, nuk e di në qe thjesht iluzion
nga emri i saj, nga flokët apo nga ngjyra e syve. (“Safo flokëmanushaqja”,
do të shkruante Alkeu 2600 vjet më parë.)
Herën e fundit qeshë për vizitë te Lejlaja së bashku
me një tjetër grua të rrallë, Milikën. I kishte vdekur
motra dhe e ngushëlluam. Ndenjëm më shumë se sa qëndrohet
në raste të tilla, sikur ta parandjeja se nuk do ta takoja më.
Ajo, dhimbje e bukur, tronditet dhe nuk beson as bukurinë e saj kur shkruan:
Dikush më dhuroi një lule të bardhë,
para pasqyrës e vura mbi flokë.
Ajo shndriti më shumë
nga lulja... apo nga unë ...?
“Armiku” nuk lejohej të ishte as i bukur, as i mençur,
sepse shkaktonte admirim nga gjindja, dhe ndoshta, në ndonjë shpirt
ende të lirë, edhe dashuri dhe kjo do të trondiste rëndë
luftën “e shenjtë” të klasave, skemat e socrealizmit
për pamjen e mendjen e “armikut” të klasës.
Lejlaja, (herë-herë mendoj se fjalët kanë ngjyrë,
dhimbja është e manushaqtë, pra, lejla), është e
vetdijshme për këtë kur shkruan :
... Kur isha e vogël,
dhimbja ishte e madhe,
se mbaja dot mbi supet e njomë.
U rrita, u rrit edhe ajo me mua.
Zot, i madh! Çfarë padrejtësie do të qe sikur shpirti i saj të mos ketë shkuar në parajsë!
2003
Pro Helvetia kundėr poezisė
Javën që shkoi, në një vetmi komode u ndanë çmimet
“Pegas 2005-2006”, organizuar nga gazeta “Lajmëtari
i Beratit”. Në një varfëri princërore u ulën
në një nga tavolinat “Castle Park” tre fituesit e çmimeve
letrare Eriona, Sopoti dhe Sonila. Një çertifikatë dhe pak
të holla, dhënë nga fondi i “Lajmëtarit”,
gazetë që botohet nga pasionantët e fjalës së lirë,
që sa vjen e rrallohen. U premtua nga drejtori i Fondacionit Pro Helvetia,
një farë Besim Petrela se ky konkurs do të mbështetej
nga Fondacioni i njohur. Por në fund, si gjithmonë, ky Besim Petrela
që nuk e lidh asgjë me poezinë ose që nuk ka asgjë
poetike në sjelljen e tij, njoftoi se projekti në fjalë nuk
u përzgjodh nga bordi i Fondacionit Pro Helvetia
Në atë kënd të bukur të “Castle park”
Agim Mehqemeja, shkrimtar dhe studjes ndau çmimet “Pegas 2005-2006”.
Të pranishëm Eriona, Sopoti, Sonila, Anxhela, një ushtarak,
(babai i Erionës) dhe një gjimnazist shok i Sopotit, i cili më
14 mars kishte ditëlindjen, por nuk dinte se çfarë të
bënte me të. Në tavolinë ujë, soft drink, kafe. Në
gazetë u lajmërua se prefekti, kryetari i qarkut, kryetari i bashkisë
do të lexonin poezi nga fituesit e çmimeve. Ata nuk erdhën,
por edhe gazeta veç njoftimit nuk bëri ftesa, sepse nuk pati mundësi
financiare për të pritur të ftuar kaq të rëndësishëm.
Me botimin e poezive të fituesve dhe konkuruesve qyteti i Beratit u bë
më i pasur. Iu shtuan ca poezi, gjë që tregon se ai ende jeton
shpirtërisht gjë që tregon se ai ende e ka një shpirt.
Qyteti i Beratit u bë më i pasur gjatë vjeshtës që
shkoi sepse një vajzë maturante me emrin Erjona Sulaj bëri
të njohur vargjet e bukur që i kanë munguar qytetit 2004 vjeçar:
Terri i korbtë çngjyroset
E tinguj të bardhë gjakojnë
Një elegji e ëmbël
Mëngjesin e pambuktë zgjon
Imazhi që krijohet me fjalë që kanë edhe ngjyrë, edhe muzikë, edhe shije, edhe aromë të kujtojnë poezinë e papërsëritshme të simbolistëve frëngë. Të jeni të sigurtë se në gjysmën e dytë të shekullit XX në Berat poezi të tilla u lindën pak, mjaft pak. Për nga eleganca dhe orgjinaliteti i figurës kjo poezi mbetet. Ja se çfarë i fali lexuesve një tjetër vajzë, lexuesve që të hutuar nga varfëria, të hutuar nga etja për fitime, ose nuk u ndalën për t’i lexuar, ose nuk patën kohën e duhur për të medituar e shijuar:
Heshtja është si shiu
Mund të pikojë
Të të bëjë edhe qull
Heshtja është si puthjet
ndizet e shuhet ndër buzë
Këto janë vargjet e Sonila Dardhës, nxënëse e shkollës
jopublike “Irfan Ngjeqari”
Ndërsa maturanti Sopot Gjini shkruan :
Retë pikturojnë me sqep
trishtim të epërm…
Po qenie të lumtura gjatë gjithë jetës së tyre
si zotni Besim Petrela, shef i Fondacionit Pro Helvetia, fondacion zviceran
që mbështet artin dhe letërsinë, pra kulturën, nuk
e njohin trishtimin, as atë të ultin, jo më të epërmin,
privilegj i një race tjetër njerëzish. Nga ky trishtim i epërm
lindin vepra njerëzore, lind poezia e vërtetë.
Ajo ceremoni e datës 14 mars 2006, në atë mjedis të gjelbër
ku morën pjesë 3 nxënës, krijues të rinj, një
shkrimtar një publicist, një punonjëse e gazetës dhe një
gjimnazist që kishte atë ditë ditëlindjen dhe iu bashkua
grupi rastësisht, qe ngjarja më e madhe artistike e vitit në
Berat. Jo?! Lexo me vëmëndje poezitë e plota të këtyre
fituesve, lexues i dashur dhe pastaj flasim.
Adresa: www.lajmetari.net
2006
Art, na mbro!
Dija ka fund, kurse injoranca është e pafundme.
Karl Popper
Gjatë vitit 2003 qendra kulturore e Bashkisë së Beratit nuk
dha asnjë shfaqje teatri, ndonëse ka disa aktorë që paguhen
si të tillë, nuk organizoi asnjë veprimtari promovuese të
kulturës së vjetër dhe të re, nuk u ktheu asnjë lek
art dhe kulturë qytetarëve taksapagues të Beratit, nuk organizoi
asnjë takim, ku të debatohej për kulturën e bashkëjetesës
së të ndryshmëve, nuk organizoi asnjë shfaqje në
bashkëpunim me shoqata kulturore të pavarura dhe grupe muzikore,
nuk organizoi asnjë studim qoftë edhe për një muaj jetë
të këtij qyteti për një periudhë historike, nuk organizoi
asnjë promovim të folkut të qytetit, nuk organizoi asnjë
festival të interpretuesve të këngës popullore apo të
muzikës së lehtë, nuk organizoi as festën e balonave.
Po për çfarë i hodhi Bashkia e Beratit 100 milionë lekë
(të vjetra) për rrogat e punonjësve dhe 77 milionë në
zërin e shpenzimeve?!
Këtë e di këshilli i bashkisë së Beratit, i cili
krahas këtyre fondeve ka dhënë pa iu dredhur dora edhe disa
milionë të tjerë për "festa" si "Shën
Valentini" që në Berat festohet në turmë në
Kala, me bukë e djathë dhe këngë ashikësh të
traditës qytetare, kënduar nga amatorët, disa milionë
për festa me veteranë dhe partizanë në kujtim betejash
që nuk janë zhvilluar kurrë, ku marrin pjesë veteranë
që krahas dekoratave marrin edhe 120.000 lekë (të vjetra) pension
si partizanë 5-6 vjeçarë (marrëzitë dhe përrallat
e këndimit të socrealizmit shteti i sotëm i ka në themelet
e tij ), disa milionë për koncertin e Vitit të Ri, ku ngjiteshin
në skenën e sulmuar nga shashkat nja dy këngëtarë
nga Tirana që pasi tundeshin nja dy-tre herë para- mbrapa largoheshin
me vrap nga shpërthimi i shashkave, ndërsa kënga vazhdonte
të derdhej nga kasetofoni etj. etj.
***
Piktori Kastriot Dervishi, më zgjati një ftese për të
marrë pjesë në përurimin e ekspozitës së disa
artistëve të ardhur nga larg. Është ftesa më fisnike,
kështu të paktën e konsideroj unë, ku njeriu ftohet të
takojë artin, ftohet që të ndalojë për pak kohë
dhe të reflektojë mbi veten, mbi ata ose ato nga të cilët
rrethohet, të rivendosë rregull në hierarkinë e vlerave
brenda vetes (Jeta e përditshme shpesh ta përmbys si pa kuptuar
këtë rend.).
Kam parë individë të veshur me pushtet dhe me para në
Galerinë e Artit dhe me kujdes kam vërejtur se çfarë
efekte bënte arti në fytyrat e tyre. Jam tmerruar nga pamja idiote
në të cilën derdhej fytyra e tyre. O Zot, ç’farë
magjie fshihet tek ngjyrat, ç’përthyerje hyjnore e dritës
bëhet aty për të ndriçuar aq qartë idiotësinë,
boshin, kotësinë, baltën shpirtërore!?
Doni të njihni një individ ?
Shoqërojeni në një ekspozitë arti cilësore, çojeni
para një pikture të vërtetë dhe vereni fytyrën e
tij. Nëse nuk e keni këtë mundësi jepini të lexojë
një poezi të Borhesit, një tregim të Marques, apo të
dëgjojë një këngë të Eminem. Apo thjesht vërejeni
me kujdes kur ai kundron një grua të bukur. (Nuk ka asgjë më
magjepse në natyrë se sa një grua e bukur, thotë G. Garcia
Marques). Fytyra e tij do të kthehet e gjitha në një send që
të kall friken me boshin e thellë.
Këta individë kanë kapur kreun e mjaft institucioneve në
Berat. Sa herë që Galeria e Artit organizon ekspozita me piktorë
të huaj dhe shqiptarë, këta që nuk janë as tipa,
dalin në tribunë pa pikën e drojës nga arti (artistët
e vërtetë druhen nga arti, i keni parë sa herë që
hapin ekspozita ose përurojnë ndonjë libër nuk dinë
ku t’i mbajnë duart.), dhe madje kërkojnë të mbajnë
edhe fjalime. “O turp! Ku e ke skuqjen!” do të thoshte Shekspiri.
Dhe pasi flasin marrëzira para artistëve, shkrimtarëve, njohësve
të artit, të huajve, qëndronin para pikturave duke botuar edhe
idiotësinë shpirtërore.
Këta individë nuk ftojnë Balil Gjinin, një ndër poetët
më të njohur në Shqipëri, në asnjë ngjarje artistike,
takim me të huajt, festa kombëtare etj. (Është një
vend ku horri nderohet, hajduti ulet në kryet e vendit, maskarait i hiqet
kapelja. Ky vend nuk është as në Afrikë , as në Azi,
është mu në zemër të Europës , në Shqipëri,
do të thoshte dikur një shqiptar i mençur.). Nuk u vë
asnjë faj. Ata nuk kanë asnjë mundësi ta njohin artin
e Balil Gjinit.Po ta dinin se ç’marrëzi do të bënin,
(siç kërcënojnë çdo ditë për ta hequr
nga puna), po të bëheshin për një çast të
vetëdijshëm, e pakta që duhet të bënin do të
qe nxjerrja e syve të vetvetes, siç bëri Edipi, kur mësoi
marrëzinë që kish bërë, ndonëse pa e ditur.
***
Qendra kulturore ngrihet në binanë më të shëmtuar
në qytetin e Beratit që thirret me të padrejtë qëndër
kulturore, që thith çdo vit 77 milionë lekë, veç
rrogave, dhe disa milionë për festat, ku populli urdhërohet
që të gëzojë, madje të pozojë sikur është
i lumtur.Tërheqim vëmëndjen e opnionit publik se shteti investoi
në këtë bina mbi 200 milionë lekë, ku veç
Galerisë së Artit që përfitoi nga ky investim vetëm
një lyerje, të tjerat u hodhën për të rikonstruktuar
një institucion që nuk u ka shërbyer qytetarëve, por vetëm
drejtuesit të tij.
A mund të hidhen 200 milionë lekë për riparimin e një
shurrëtoreje publike siç është kthyer sot pallati i
kulturës?! Mund të jetë ndoshta shurrëtorja më e
kushtueshme në botë. Banorët e Beratit, jo nga nostalgjia për
artin, kthehen herë pas here dhe pshurrin aty, mbi lekët e tyre
të marrë në formë takse , por që nuk u kthyen asnjëherë
në një lek kulture të vërtetë.
Këshilli i Bashkisë, me të dy krahët dhe të gjitha
duart voton për t’i dhënë 77 milionë qendrës
kulturore pa u paraqitur asnjë projekt kulturor e artistik, as nga institucionet
e QK-së, as nga individë apo shoqata, siç përcaktohet
me ligj. A ka ky qytet këshill kulture? A paraqiten aty para se të
shkojnë në Bashki e në këshillin e Bashkisë projektet
kulturore dhe artistike që do t’i kthejnë qytetërimin
e vjedhur Beratit? (Cdo qytetërim është së pari kulturë
e art)
Vëreni me kujdes: Qytetari x i dorëzon një projekt kulturor
drejtorit të shtëpisë së kulturës në Berat,
zotit Shpëtim Dyrmishi, ky pasi e lexon ia përcjell drejtorit të
qendrës kulturore të Beratit,z.Shpëtim Dyrmishi. Ky, pasi e
lexon me vëmëndje, ia përcjell me një shkresë shoqëruese
kryetarit të këshillit të kulturës të qëndrës
kulturore z.Shpëtim Dyrmishi, ky, pasi e lexon pa vëmëndje
ia përcjell me shënimet përkatëse kryetarit të komisionit
të kulturës të këshillit të Bashkisë z.Shpëtim
Dyrmishi, ky pasi konsultohet me kryetarin e grupit të këshilltarëve
të PS-së, zotin Shpëtim Dyrmishi, e paraqet për diskutim
ku do të votojë edhe këshilltari Shpëtim Dyrmishi.
Miq të artit! Të jeni të sigurtë se nuk po lexoj asnjë
trillim artistik. Është fati i artit dhe i kulturës 2400 vjeçare
të Beratit , nga të cilët 7 vite e në vazhdim i ka drejtuar
z.Shpëtim Dyrmishi.
Në ngjarjet e afërta artistike do të shkojmë sërish
në Galerinë e Artit, do të shohim ekspozitën e të
marrëve , para se të shohim pikturat, (Mos vallë është
vepër arti, instalacion manekinësh të gjallë, realizuar
nga ndonjë artist, ky kombinim edhe figurash edhe zërash të
këtyre të marrëve?!), do të dëgjojmë edhe “fjalimet”
e natyrisht do të shohim edhe pikturat.
Art, na ruaj nga banaliteti që na rrethon e drejton!
2002
Zhveshje e gjuhės, apo shplarje e trurit?!
Ndihmesa e organizatave joqeveritare që kanë vepruar dhe veprojnë
në Shqipëri është dhe ka qënë e madhe në
rrugën nga diktatura në demokraci. Nëpërmjet trainimeve,
seminareve, ndihmave materiale, bisedave me qytetarët këto organizata
e kanë lehtësuar disi udhën e mundimshme në këtë
tranziçion. Natyrisht ka patur dhe ka mjaft shembuj të deformimit
të funksionit të këtyre shoqatave , kur ato janë kthyer
në ndërmarrje që u kanë shërbyer dhe u shërbejnë
vetëm drejtuesve të tyre, duke devijuar në këtë mynyrë
ndihmesën e taksapaguesve të Europës dhe Amerikës.
Sidoqoftë nuk është ky synimi i këtij shkrimi, por fenomeni
qesharak, por edhe tragjik njëherësh që vërehet nga pjestarë
, drejtues, apo edhe ndjekës të OJQ-ve.
Në emisionin “Zonë e Lirë”, që transmentohet
nga TV-Klan dhe drejtohet nga gazetari Artur Çani, pikërisht në
emisionin e njëqind të tij u prezantua një vajzë e vogël,
vetëm 14 vjeç, e cila rezultoi drejtuese e një OJQ-je për
të rinj Kur ajo nisi të fliste, të gjithë ata që
e kanë ndjekur këtë emision do të kenë vënë
re se gjuha e saj nuk ishte gjuha e një fëmije 14 vjeç, nuk
ishte gjuha e një vajzë në klasën e shtatë të
shkollës 9-vjeçare, nuk ishte as gjuha e një nxënësi
mesatar, as gjuha e një nxënësi të shkëlqyer në
mësime. Ishte një gjuhë pa moshë, e pavarur nga shkolla,
pa nivel kulture, pa ngjyrë. Ishte një gjuhë e ftohtë
llamarinë, e çmineralizuar nga çdo pasuri leksikore, e
çmineralizuar nga çdo formë tingullore dhe sintaksore.
Ishte një ligjërim që të kallte datën për nga
mungesa e njerëzores, nga mungesa e gabimeve të natyrshme të
moshës dhe shkallës së njohjes, një ligjërim prej
roboti që nuk përcillte asnjë kumt njerëzor, një
gjuhë uniforme prej luftëtarësh. (Fëmija 14 vjeç
kishte marrë përsipër të emançiponte politikën
dhe gjithë jetën shoqërore në vend, mesa mundëm të
kuptonim nga fjalët e saj) Një shformim të tillë, të
denjë për t’u shfaqur vetëm në një emission
plot gjetje të kësaj natyre si “Zonë e Lirë”,
e ndeshim edhe në workshope, konferença, takime dhe biseda që
zhvillojnë çdo ditë OJQ të ndryshme. Djem dhe vajza,
burra e gra, të shkolluar dhe të paarsimuar flasin të njëjtën
gjuhë të zhveshur dru, të njëjtën gjuhë të
çmineralizuar, pa individualitet si kokrriza e rërës. Kur
e dëgjon këtë mënyrë të artikuluari (as që
bëhët fjalë për një formë të menduari),
pyetja e parë që të lind është : Në cilën
OJQ bëni pjesë zonjushë, zonjë a zotëri i nderuar?
Edhe më e dukshme dhe më e dëmshme bëhet kjo dukuri kur
zyrtarë të shtetit , ardhur nga përvoja të gjata OJQ-sh
komunikojnë me qytetarët me këtë gjuhë të kara-kumit.
Qytetari që bie në kontakt me këto specie, i hutuar nga moskuptimi
tund kokën dhe bëlbëzon: nçë, nçë,
nçë, nçë…! Sa i ditur që është!
Foli një orë të tërë pa ndalim dhe unë i mjeri
nuk kuptova asgjë!
Kur dëgjon këtë gjuhë qukapikësh vëren se shplarja
e trurit, djerrina e shpirtit nuk ndodh vetëm në diktaturë,
por edhe në tranziçionin e saj për në demokraçi.
Kjo dukuri nëse do të përhapet dhe do të bëhet mbizotëruese
do t’i sjellë një dëm të pallogaritshëm gjuhës
si mjet komunikimi dhe identitet kombëtar, formuar gjatë shekujve,
do t’i sjellë një dëm të madh vazhdimësisë
intelektuale dhe shpirtërore të banorëve të këtij
trualli.
2006
Emėrtimet si histori dhe kulturė e njė qyteti
Një komision i ngritur nga këshilli i bashkisë Berat ka bërë
një punë paraprake për emërtimet në qytet. Ndonëse
vihet re një përkujdesje për të sjellë emra të
rinj nga historia e vjetër dhe e re, toponime tradicionale, puna e komisionit
të ngritur nga këshilli i bashkisë nuk i ka shpëtuar ndikimeve
politike, ndikimeve fetare, ndikimeve të mosnjohjes, mungesës së
një udhëzuesi apo përvoje të vendeve të tjera të
qytetruara.
Në projektvendimin e paraqitur nga komisioni mungojnë emrat e anëtarëve
të komisionit (një komision që emërton mjediset e qytetit
s'ka pse të harrojë pa përmendur emrat e vet).
Mendoj se ky komision duhet paraprakisht duhet të shfletonte përvoja
të vendeve të tjera të Europës për emërimet
në qytete a qendra urbane. Nga përvoja e paktë që kam
për këtë çështje mendoj se për emërtimet
në një qytet duhet të kihen parasysh:
a) Historia e vjetër e ngritjes dhe e formimit të qytetit
b) Historia e qytetit
c) Harku historik ku qyteti ka njohur shkëlqimin më të lartë
ekonomik e kulturor
d) Lehtësinë e përdorimit të emërtimeve nga qytetarët
e) Mardhëniet e qytetit me vende të afërta dhe të largëta
f) Orientimin gjeopolitik e kulturor të vendit. etj.
Për rrjedhojë nuk duhet të mungojë në komision historiani,
historiani i artit, arkitekti, shkrimtari, artisti, njohësi i kulturës
së re dhe të vjetër etj. Pranë tyre mund të thirren
ekspertë për sqarimin e çështjeve të ndryshme.
Që në propozimin me numër 1 të këtij komisioni shoh
një emërtim jo fort të përshtatshëm: "Rrugës
kryesore që përshkon aksin Uznovë-Agjensi e autobusave -Merkato-Ura
e Goricës-Kombinat të marrë emrin Rruga kombëtare "Antipatrea"
Përpjekja për të sjellë një toponim antik është
e lavdërueshme, por pse emërtohet pikërisht kjo rrugë
që nuk ka ndonjë lidhje të fortë me antikitetin, ku mund
të emërtohej një rrugë brenda zonës muzeale bie fjala
segmenti Merkato- Kala?
Emërtimet politike
Berati, si e gjithë Shqiëria, trashëgon nga periudha e diktaturës
komuniste emërtime të skajshme politike : 13 shtatori, 22 tetori,
30 vjetori, Enver Hoxha, Mao Ce Dun, Stalin, Lenin. Emrave që i njihte
gjithë bota për veprën e tyre gjakatre u bënin shoqëri
në Berat plot emra të tjerë anonimësh , të cilët
ishin të afërm të pushtetarëve komunistë të
ardhur nga periferitë dhe përdoreshin si roje të karrierës
së tyre politike. Një qytet i vjetër emblematik në Shqipëri
për vjetërsinë dhë kulturën e tij, nuk kishte asnjë
dallim nga Ballshi apo Cërriku, ku historia fillonte në vitin 1944.
Beratit iu mohua mrekullia e emërtimeve antike që shënonin
krenarinë e tij. Edhe Tbilisi e kishte flakur statujën e birit të
tij, diktatorit gjakatar Stalin, ndërsa Berati e mbante edhe nja 40 vjet
më pas.
Ishte rasti që komisioni i këshillit të bashkisë të
bënte shpolitizimin e emërtimeve të qytetit të Beratit
dhe t'i kthente atij identitetin kulturor e historik, por nuk ka ndodhur kështu.
Emërtimet e politizuara nuk janë identifikuar nga komisioni dhe
nuk janë zëvëndësuar me propozime të reja. Madje
ka propozime për të bërë emërtime të reja politike.
Një propozim për emërtimin e lulishtes para bibliotekës
"Vexhi Buharaja" të lë pa mend : propozohet t'i jepet
këtij parku emri Piro Gusho, zyrtar i lartë komunist, i vetvrarë
për shkaqe të luftës brenda stanit të kuq.
Ndërsa për parkun e madh në qendër të qytetit propozohet
emri i Hajdar Tafës, kur mund të emërtohej me emrat e pinjollëve
të Muzakajve dhe në qendër të tij mund të ngrihej
edhe shtatorja e Gjon Muzakës ose e Teodor Muzakës, vrarë në
Fushë-Kosovë në betejën e famshme të ballkanasve
kundër pushtuesve turq. Nëse njihet nga historia ndonjë tjetër
figurë e shquar historike më e hershme, atëherë mund të
vendosej pikërisht aty, në mes të qytetit të vjetër.
Po ashtu komisioni është poshtë kuotave të kurajos dhe
mendësisë së vitit 1988, kur disa lagje u emërtuan me
emra domethënës si "Muzakaj", "Dëshmorët
e Kombi", "Donika Kastrioti", "Jani Vruho", emërtime
që i qëndrojnë kohës. Emrat e politizuar si "22 tetori",
"30 Vjetori", "Barrikada", etj. mbeten dhe i gjithë
komisioni nuk ka patur asnjë kundërshti (të paktën në
materialin që i drejtohet këshillit të bashkisë nuk ka
asnjë shënim). Ka propozime për emërtime që nuk kanë
ndonjë lidhje me qytetin e Beratit si Mustafa Matohiti, vrarë pas
shpine gjatë Luftës. Ose emërtohet një rrugë në
Uznovë me emrin e poetit dhe rilindasit të shquar Naim Frashëri,
ndërkohë që poeti ka banuar te sarajet e Vrionasve te N.SH.G-ja.
Mjaft rrugë dhe rrugica të lagjeve janë sërish të
emërtuara me emra që po të pyesësh të gjthë
banorët e rrugës, rrugicës, nuk dinë asgjë për
personin në fjalë. Të gjthë, të vjetër dhe të
rinj ngrenë supet. Në këto raste mund të përdoret
referendumi, ku banorët mund të vendosin emrin e rrugës a rrugicës
së tyre. A ka më demokratike?
Toponimia e vjetër
Në propozimin e sjellë nga komisioni pak është marrë parasysh toponimia e vjetër e qytetit. Në metropolet europiane lexon stacione trami si fusha e ujqërve, pylli i ketrave, burimi i dragoit, të gjithë në zona të urbanizuara, ku nuk ka më as fushë as ujqër, as pyje as ketra. Është ruajtur me fanatizëm toponimia e vjetër, para se të ngrihej qyteti dhe sot këto emërtime i japin qytetit ngjyrime ekzotike. Natyrisht, Berati ka toponimet e tij mjaft interesante: Bujtina e Shushurimave, Lundra, Shkëmbi, Përroi, Bregu, Pishat, Shelgu i Zi,Tregu, Rrema, Mulliri etj.
Personazhe dhe artistë të gjallë
Në propozimet e komisionit bie në sy edhe propozimi për emërtime
të rrugëve me emra personazhesh, si Pal Golemi dhe Nik Peta, personazhe
të poemës së Gavril Darës. Nuk e di se si e mbrojnë
komisionerët këtë propozim. Me sa di janë përdorur
emra përsonazhesh të veprave letrare, kur ato janë kryevepra
të autorëve gjigandë si Shekspir, Homer e ndonjë tjetër
dhe banori, vizitori nuk ka nevojë për spjegimin e emërtimit
sepse njeh edhe autorin edhe veprën, edhe personazhet dhe përputh
simbolikën e emërtimit me mjedisin si Kështjella "Princ
Hamlet", Agjencia e udhëtimeve "Odiseu" etj. Besoj se
ka qënë i mjaftë propozimi për vendosjen e emrit të
poetit arbëresh Gavril Dara i Riu. Nëse do të nisemi nga ky
këndvështrim, atëherë rrugës pranë Shish-it
t'i vëmë emrin "Rruga Dullë Baxhaja", një personazh
spiun i famshëm i shkrimtarit Ismail Kadare, nga novela e bukur "Sjellësi
i fatkeqësive"
Në propozimin e bërë janë edhe emrat e dy artistëve
nga Berati, për të cilët kam respekt në planin artistik,
piktorit Sotir Capo dhe muzikantit Sotir Konçi. Mendoj se nuk është
në logjikën e gjërave që të përdoren emrat e
personave të gjallë në raste të tilla, ndërsa një
inflacion emrash anonimë, pa asnjë domethënie emërtojnë
lagjet e vjetra të qytetit.
Përjetësimi i njerëzve që lanë pas vepra të mira
Ose se kanë qënë banorë të asaj rruge, ose se kanë
qënë mjekë a nuk e di se çfarë. Këta emra
që nuk i thonë asgjë banorëve të sotëm dhe atyrë
të nesërm të këtij qyteti do të bien shpejt si gjethet
në vjeshtë, nëse u ngjiten rrugëve, shesheve, rrugicave
apo lulishteve. Ka midis tyre emra mjekësh për të cilët
tregohen legjenda se kanë qënë të famshëm, por ne
nuk kemi asgjë të shkruar të lënë nga dora e tyre.
Atëherë pse jemi të detyruar të besojmë? Pse kanë
qënë mjekë s'do të thotë asgjë. Nëse kanë
lënë pas shembuj të shënjuar humanizmi( me fakte), atëherë
vërtetë qyteti ua ka borxh t'i nderojë. Nëse kanë
vepruar në të mirë të çështjes kombëtare,
të ruajtjes së identitetit kombëtar, bujrum të përjetësohen,
por thjesht se kanë qënë mjekë?! Nëse një rrugë
do të emërtohet sot me emrin e një mjeku jo dhe të keq
nga ana profesionale, por katil nga sjellja me pacientët, të cilëve
u rrjep lëkurën, jam i sigurtë se të gjithë banorët
e Beratit nuk do të kalonin nga ajo rrugë, dhe atë do ta mbulonte
bari i harrimit.
Në emërtime përdoren sidomos emrat e atyre që e kanë
lartësuar emrin e qytetit me veprat e tyre artistike. Ka një përpjekje
të komisionit për të përjetësuar emrat e disa figurave,
gjë e lavdërueshme, si Onufri, Nezim Frakulla, Buharaja
(I kujtojmë komisionit se Nezim Frakulla dhe Ibrahim Nezimi janë
i njëjti person sepse janë propozuar dy emërtime për poetin
e njohur). Ndërkohë mungon emri i Dhimitër Canit, skulptor
i shquar, i cili la disa vepra të rëndësishme në Berat.
As nuk përmendet gjëkund emri i poetit mjaft të talentuar Namik
Mehqemeja, martir i demokracisë.
Në muret e Kështjellës se Beratit kanë rënë
disa qindra luftëtarë italianë për mbrojtjen e Kështjellës
nga turqit, dërguar nga Alfonsi V i Aragonës në ndihmë
të Gjergj Kastriotit, nën komandën e Raimondo Orsatës.
Emri i Raimondo Orsatës mund të përjetësohej në një
rrugë a shesh. Mungon emri i Edith Durhamit, e cila ka vizituar Beratin
dhe ka lënë pas një vepër ku flet për të, po
ashtu mund të propozohej emri i gazetarit të famshëm italian
Montanelit, i cili ka vizituar Beratin dhe e quan atë një nga qytetet
më interesantë të botës, pas Venecias. Në këtë
kuadër do të plotësohej më së miri lidhja e Beratit
me emrat e mëdhenj të qytetrimeve të tjera, të cilët
e kanë përjetësuar atë në veprat e tyre.
Në propozimin e komisionit të ngritur nga këshilli i bashkisë
ka një përkujdesje jo për ta bërë sa më të
lexueshëm qytetin, për t'u orientuar më shpejt në të
, por për të përjetësuar individë dhe ngjarje që
më shumë kanë të bëjnë me atë krenarinë
tipike ballkanase. Në vendet e qytetëruara synimi kryesor i emërtimeve
në qytete është orientimi sa më i shpejtë në
ta i qytetarëve , turistëve etj. Të bie në sy në
qytetet europianoperëndimore se lagjet aty ndahen në emërtime
të homogjene, bie fjala lagjja me emërtime historike. Aty edhe rrugët
edhe rrugicat edhe pjesët e lagjes kanë emra historikë. Të
gjithë banorët sa dëgjojnë një emër rrugice(emërtim
historik) , të tregojnë me gisht lagjen. Një lagje tjetër
mbart emërtime të shteteve, qyteteve të vendeve të tjerë,
një lagje mban emërtime të artistëve dhe njerëzve
të kulturës dhe orientimi është mjaft i shpejtë dhe
mjaft i lehtë. Në katrahurën e emërtimeve tona në
vend që ta lehtësojmë orentimin po e vështirësojmë
atë.
Mendoj se kjo çështjë mbetet e hapur për diskutim. Nuk
besoj se këshilli i bashkisë do të nxitojë për të
marrë vendimin mbi bazën e propozimeve të komisionit të
ngritur prej tij. Jam i sigurtë se edhe të tjerë banorë
të këtij qyteti kanë mendimet dhe vërejtjet e tyre, të
cilat bashkia e ka për detyrë t'i vjelë dhe t'ia paraqesë
këshillit të bashkisë. Vendimi përfundimtar do të
reflektojë se emërtimet në këtë qytet janë tregues
i kulturës së tij të lashtë dhe të re.
2005
Tė lindur pėr ti nxirė jetėn njėri-tjetrit
Kur takojmë një qëndrim njerëzor, një sjellje të
mirë, një veprim fisnik, prekemi dhe mrekullohemi dhe shqiptojmë:
“Ja që paska ende njerëz! Nuk kemi rënë tërësisht
në baltë!”
Vitet që pasuan hapjen e Shqipërisë kanë qenë vërtet
traumatike për qytetarët e këtij vendi. Në emër të
mbijetesës, në emër të pasurimit njerëzit u bjerrën
nga çdo veti njerëzore, u bënë të egër, të
dhunshëm, të pashpirtë. Rezultati: në Shqipëri bëri
hajër i dhunshmi, harbuti, kopuku, i pashpirti, krimineli. Qytetarët,
mjaft të paktë edhe në qytetet e këtij vendi, u rrudhën,
u mënjanuan, u larguan.
Llumi u shfaq me prona të grabitura, me pasuri të vëna në
mënyrë kriminale ose në bashkëpunim kriminal me politikën.
Sjellja vulgare, fyerja dhe poshtërimi i tjetrit u bënë mënyrë
e përditshme jetese. Kjo shpjegon emigrimin e mijëra, dhjetëra
mijëra qytetarëve të shkolluar drejt një jete më
të denjë në Perëndim. Ata që mbetën shkojnë
një jetë që më tepër se jetë është
mbijetesë.
Nëse në këtë vend do të sundonte ligji, puna do të
bëhej më e lehtë. Në fakt ligji në Shqipëri
u ngjet atyre kostumeve tepër të shtrenjta, të cilat kanë
fatin t’i veshin vetëm ata që kanë të holla. Dhe
të hollat në Shqipërinë e sotme dihet se kush i ka.
Ata nuk kanë skrupuj, nuk dinë të sillen, nuk janë qytetarë,
por, siç po shihet vitet e fundit, po zënë edhe poltrona
deputetësh dhe ministrash duke i dhënë të keqes formën
e piramidës. Natyrisht, Evropa i ndjek me vëmendje këto dukuri
dhe, kur bie fjala për integrime, tregon me gisht Lindjen: “Jemi
ende atje!”
Në disa zyra vëren jo pa indinjatë si një zyrtaruc tallet
me qytetarët. I lë të presin disa orë para zyrës
dhe, kur durimi i ka kaluar tërë kufijtë, nxjerr surratin te
dera me paturpësinë e miut që shfaqet te vrima dhe thotë
mjerisht në shqip: “Sot nuk kryhen veprime! Kemi urdhër nga
lart. Ejani nesër në të njëjtën orë!”.
Dhe tretet pas derës.
Ky ritual ndodh shpesh nëpër zyrat tona. Këto qenie të
deformuara, që kanë mbushur zyrat, nuk e kuptojnë se në
ato zyra qëndrojnë nga taksat që paguajmë ne, të
tjerët që presin te dera, para zyrave.Kjo sjellje e papërgjegjshme
po merr përmasa të frikshme edhe në lagje, në bllok e
pallat. Askush nuk do t’ia dijë se në orën 15.00 ka njerëz
që duan të punojnë të qetë, të tjerë që
duan të shlodhen të qetë. Krismat e shashkave nisin të
dëgjohen nga të katër anët. Nuk ka gjoba, nuk ka sekuestrim
të mallit, nuk ka ndëshkime për ata që shkelin të
drejtat e të tjerëve. Të duket se shqiptarët kanë
lindur për t’i nxirë jetën njëri-tjetrit.
2004
Shoqëria njerëzore u ngrit nga balta falë shpirtit të
lirë dhe mendjes kritike të ndividëve të veçantë,
të cilët mendjen dhe shpirtin e tyre e shumëfishuan te turma.
Falë këtyre mendjendriturve dhe shpirtlirëve lindi mendimi
ndryshe, veprimi ndryshe, lindi opozita.
Natyrisht, njerëzit që vuajnë më shumë në shoqëritë
parademokratike janë pikërisht individët me mendje e shpirt
kritik. Ata nuk dinë të tjetërsohen nuk dinë të përulen,
nuk dinë të shtiren, nuk dinë të përfitojnë
nga të mirat që sjell konformizmi. Por ata kanë qenë dhe
janë promotori i lëvizjeve dhe ngritjes së qytetërimeve.
Edhe në ditët tona të qenit opozitar është vuajtje,
aq më tepër në shoqërinë tonë postdiktaturë,
ku fituesi i fiton të gjitha dhe humbësi humb gjithçka. Njerëzit
me formim intelektual dhe moral, pavarësisht nëse janë zotuar
apo jo politikisht, janë opozitarë me pushtetin, aq më tepër
ndaj një pushteti okult. Ata që janë të zotuar politikisht,
që janë të zgjedhur në forumet partiake të opozitës
e kanë detyrim të bërit opozitë. Të qenurit opozitar
dhe të bërit opozitë është në themel të
ekzistencës së tyre politike.
Në Berat, pas viteve ’90 nuk ka qenë e lehtë të
jesh opozitar. Lufta e paprincip (s’mund ta quaj luftë politike),
vë në diskutim deri edhe ekzistencën e individit që bën
opozitë (largim nga puna, lënia pa punë kërcënim
me bukën e gojës). Nëse do të vështrohet me kujdes
edhe nga radhët e opozitës, pozita bën diferencime sipas kriterit
“qengji i urtë pi dy nëna”.
Vitin që vjen do të bëhen zgjedhjet parlamentare, por ende
qytetarët nuk po shohin kandidatin e fortë të opozitës
për deputet në zonën e tyre.
Askush nga opozita nuk shkruan në gazeta, nuk flet në TV dhe të
thotë se deputeti i PS, aktualisht ka parë vetëm punën
e tij, as që nuk ka pyetur për votuesit dhe qytetarët e zonës
së tij. Askush nuk ka dalë dhe të thotë se unë do
të jem një deputet ndryshe nga këta që i kanë shërbyer
shefave, pasurimi vetjak duke harruar qytetarët. Askush nga të zgjedhurit
vendorë apo dhe partiakë të opozitës (me ndonjë përjashtim),
nuk ka folur se puna e drejtorisë x bëhet kështu e jo ashtu
siç po e bën ky aktualisht. Askush nuk i bën oponencë
veprimtarisë së kryetarit të bashkisë, kryetarit të
qarkut, prefektit.
Kandidatit e shumtë për kryetarë bashkie në zgjedhjet
e kaluara janë harruar. Atëherë cili është roli i
opozitës? Thjesht pjesëmarrje (a marrje e pjesës?!) Të
qenit opozitar është të jesh zëri, syri, krahu i qytetarit
të thjeshtë, jo të presësh se mos të vjen zogu në
dorë.
Në Berat mungon qeveria hije (prefekti i nesërm, drejtuesit e institucioneve,
deputetët, etj.etj.)
Shpesh për ta vendoset në Tiranë në bazë të
njohjeve dhe klientelizmit që dëmton rëndë opozitën.
Nesër, kur qytetarët të mungojnë te kutia e votimeve,
s’kemi pse t’i akuzojmë. Ata thjesht nuk do të vijnë,
sepse nuk dinë, nuk njohin askënd për t’i besuar votën
e tyre.
2004
Mėsuesi para sfidės pėr ndryshim
Formimi qytetar i nxënësve në orën e letërsisë
Howard Gardneri, një nga psikologët më të njohur në
ditët e sotme mbron tezën se shumiça e nxënësve
për shkak të të mësuarit të papërshtatshëm
nuk kuptojnë shumiçën e gjërave që ata kanë
mësuar në shkollë. Për shkollën tonë vlen ky
konstatim i psikologut të njohur amerikan, por ajo që është
edhe më shqetësuese, nxënësit tanë për shkak
të fatit tonë historik, kanë një formim që jo vetëm
lind moskuptime, por në mjaft raste sjell edhe keqkuptime. Vendi tani
ka hyrë në rrjedha të integrimit europian dhe shkolla ka për
detyrë që, në mos t’u prijë këtyre integrimeve,
të paktën të mos i pengojë. Para shkollës sonë
del detyrë formimi i qytetarëve të nesërm të Europës
së Bashkuar.
Natyrisht kurrikula aktuale ende nuk i përgjigjet më së miri
një formimi të tillë, por një mësues i kujdesshëm
dhe i vetdijshëm për synimin e shkollës sonë mendoj se
gjen hapsirë për të realizuar këtë lloj formimi që
do t’u shërbejë nesër qytetarëve për të
konkuruar në tregun e punës, për t’u integruar në
botën e qytetruar.
Ndryshimi nis te tekstet që studjohen dhe analizohen
Po sjell një shembull nga përvoja si mësues i letërsisë.
Për orët e leximit jashtë klase, në vitin e tretë
të shkollës së mesme të përgjithshme u dhashë
nxënësve paraprakisht një tekst letrar të një autori
krejt të panjohur te ne: Par Lagerkvist, nobelist suedez. Tregimi titullohej
“Eshtrat e nderuara”. Tregimi lexohej për rreth 2 minuta.
Nxënësit kursyen me këtë rast një javë kohë
për të lexuar ndonjë roman disa qindra faqesh të autorëve
të para tre shekujve, kursyen edhe 900 lekë për të blerë
romanin e periudhave romantike a realiste të shekullit të XlX, romane
që jepen rëndom nga mësuesit e letërsisë për
leximet jashtë klase. Për tekstin e dhënë nxënesit
shpenzuan vetëm 5 lekë për të bërë një
fotokopje. U lashë detyrë që të lexonin me vëmëndje
tregimin dhe, sipas një skeme paraprake, të shënonin gjithçka
që kishte të bënte me kuptimin e tekstit, dallimin e vlerave
artistike dhe përjetimin estetik të tekstit letrar.
Për të mos lodhur lexuesin e nderuar po jap me pak fjalë subjektin
e këtij tregimi të shkurtër: Dy popuj kishin bërë
luftë të madhe kundër njeri-tjetrit dhe qenë mjaft krenarë
për këtë fakt. Të mbijetuarit jepeshin me mish e me shpirt
për të mbajtur gjallë pasionin e kujtimeve të kësaj
lufte. Nga çdo anë e kufirit, ku qenë zhvilluar përleshje
dhe luftëtarët e të dy palëve kishin masakruar në
mënyrë të llahtarshme njeri-tjetrin, qenë ngritur përmendore
të madhërishme për nder të të rënëve që
qenë sakrifikuar për atdhe dhe tani preheshin në trojet respeçtive.
Të dy popujt vinin aty për pelegrinazh , seiçili pranë
të rënëve të vet. Aty liderët u drejtoheshin turmave
me fjalime të zjarrta për heronjtë e shenjtëruar në
një vdekje të lavdishme. Ndërkaq në të dy anët
e kufirit u përhap zhurma e kobshme se diçka e mënxyrshme
ndodhte gjatë natës në fushat e moçme të betejës:
të vdekurit kishin dalë lugetër dhe ngriheshin netëve
nga varri dhe piqeshin me shoqi-shoqnë sikur të qenë pajtuar.
Këto zhurma shkaktuan në të dy anët një zemërim
të thellë. Heronjtë që nderoheshin gjer në përgjërim
nga një popull i tërë shkuakëshin dhe u takuakëshin
me hasmin, u pajtuakëshin me të.
Të dy kombet ngritën nje komision që të hetonte çështjen.
U vunë në përgjim pas disa trungjeve të tharë pemesh
dhe pritën natën. Gjithçka qënkësh e vërtetë.
Nga fusha ngriheshin në mesnatë ça trajta të përzishme
që kalonin kufirin. Në duar mbartnin diçka. Përgjuesit
mësynë mbi ta gjithë zemërim. “Si ore, ju që
u flijuat për atdhe etj… “
Heronjtë e rënë në luftë i vështruan me habi
anëtarët e komisionit: Çfarë thoni, ore?! Ne urrehemi
për vdekje më shumë se kurrë ndonjëherë! Por,
ne thjesht po shkëmbejmë eshtrat tona. Qe bërë rrëmujë
e hatashme këtu…
Diferenca të mëdha brenda një klase
Në klasë gjatë diskutimit për kuptimin e këtij teksti
letrar pati disa reagime nga nxënësit: grupi a. “Është
një tregim për atdhedashurinë, shenjtërinë e kufijve”,
u shpreh një nga nxënësit. “Një popull që humbet
vigjilençën bie në robëri”, shtoi një nxënës
tjetër.Me ç’duket tekstet me plot defekte, deformimi i mësuesve
qe përçjellë fatkëqësisht te fëmijët
në trajtën më të ngurtë. Grupi b: “Ne nuk e
kemi të qartë, nuk e lexojmë dot kuptimin e këtij tregimi,
kërkojmë nga mësuesi shpjegim plotësues.”
Ndryshimi nis te përftimi kuptimor
a.Bota është e mbushur me kufij ndarës
Kufijtë nisin që nga kjo klasë, ku dalloheshin qartë kufijtë
a kufizimet.
Lumturisht një grup i vogël nxënësish e kishte rrokur
plotësisht mesazhin kuptimor të përçjellë me një
formë të përkryer artistike te ky tekst letrar, i denjë
për një nobelist si Par Lagerkvist. Përgjigjja e këtij
grupi qe pak a shumë e tillë : “Është një tekst
i mrekullueshëm me kuptim të fuqishëm simbolik E kaluara barbare
e njerëzimit kap prej duarësh, prej mendjesh njerëzit duke
i penguar të eçin përpara, duke ua helmuar me urrejtje të
sotmen. Një popull që përtyp si çamçakiz të
kaluarën është i destinuar të mos jetojë të
sotmen dhe vë në dyshim të ardhmen. Bota është e
mbushur me kufijë ndarës. Kufijtë janë shenja dhe konvençione
të një bote të ndarë nga paragjykimet, dallimet kulturore,
fetare , ekonomike. Sot ata janë pengesë e madhe për proçesin
e integrimit.”
Pas një dritë të tillë të hedhur mbi këtë
tekst pati reagim edhe nga mjaft nxënës të tjerë, të
çilët në fillim u shprehën se nuk e kishin kuptuar tekstin:
“Parë në këtë kënd kufiri duhet të jetë
vija e bashkimit të dy kombeve, të dy popujve. Mitet, heronjtë,
kujtimet pasionante për të kaluarën shpesh e pengojnë
proçesin e integrimit të sotëm, ose
“Ky kufi egziston kudo në Europë dhe në botë. Mund
të jetë kufiri në veri të Shqipërisë, në
lindje të saj, mund të jetë kufiri në lindje të Greqisë,
kufiri në lindje të Polonisë etj. Këta kufij ende mbartin
një ngarkesë të tillë, ndonëse flitet për integrime
e Europë të Bashkuar.”
Nxënësit, falë shoqërimit të ideve folën për
një kufi të tillë të përgjakur midis Françës
dhe Gjermanisë, ku janë zhvilluar përleshje të përgjakshme
për një krahinë që herë i kalonte njërës
palë e herë palës tjetër, kufi që nuk egziston më
falë emançipimit të të dy palëve dhe futjes në
BE, duke flakur tutje urrejtjen, pasionet për të kaluarën e
hidhur.
Pastaj u diskutua për historinë e kombeve dhe mësimet që
duhen nxjerrë nga historia. Lindën pyetje mjaft interesante si:
historia shkruhet siç ka ndodhur apo rregullohet rrugës? Historia
e kombit tonë a është shkruar? A është ajo reale,
e pandikuar nga qëndrime ideologjke dhe të njëanëshme?
Heronjtë janë apo krijohen ? Adhurimi për heronjtë e lindur
nga masakrat midis popujve e pengon integrimin e sotëm? Nesër çilët
do të jenë heronjtë e Europës së Bashkuar? Pse nuk
gjenden në parqe e lulishtet tona heronjtë e mendimit të këtij
kombi, por vetëm njerëz me revolver, me pushkë, mbi tank etj?!
A ka integrim të historisë nesër në Europën e Bashkuar?
Popujt që krenohen me luftrat , përleshjet, masakrat, mitet, heronjtë,
që bëjnë pelegrinazh në vendet ku janë zhvilluar
beteja të përgjakshme, që mbajnë fjalime duke himnizuar
të kaluarën, duke nxitur urrejtjen për tjetrin, në çilën
pjesë të Europës spikasin?
Të gjthë ranë dakord se kjo raçë njerëzish
takohet me shumiçë në Gadishullin e Ballkanit. Rrjedhimisht
u arrit në përfundimin se pikërisht ky mentalitet e ka penguar
zhvillimin në këtë rajon, e ka vonuar integrimin në pjesën
më të madhe të tij.
Natyrisht, vetëm vepra të mëdha si tregimi i shkurtër
prej 19 rreshtash i Par Lagerkvist mund të krijojnë një polisemi
të tillë kuptimesh dhe idesh. Nxënësit pranuan se ky tekst
qe krejt ndryshe nga tekstet letrarë që kishin lexuar e analizuar
gjer tani.
Ndryshimi nis te formimi i shjeve të holla estetike
Pa dyshim është komponenti më i rëndësishëm
i orës së mësimit. Nëse nuk do të lindnin moskuptime
dhe keqkuptime të nxënësve për tekstin letrar, ora e mësimit
mund të fillonte pikërisht me përftimin estetik të tekstit
letrar. Nxënësit, natyrisht edhe me ndihmën e njëri-tjetrit
dhe të mësuesit arritën në përfundimet se tregimi
ka një kumbim të fortë simbolik. Një nga simbolet më
të spikatur është kufiri si simbol i kufizimit, si simbol i
ndarjes, si simbol i diferençave, simbol i mendjeve të kufizuara,
si simbol i shkretimit fizik e shpirtësror. Në tekst në të
dy anët e kufirit flitet për shkreti, trungje të tharë
dhe fantazma të përzishme që ngrihen netëve.Një tjetër
simbol është përmendorja e ngritur në nderim të të
rënëve. Ajo është simbol i hipokrizisë (kujtoni thënien
e fantazmave se dikur i kishin varrosur shpejt e shpejt , madje duke u ngatërruar
edhe gjymtyrët.), simboli mashtrimit të turmave, simbol i ndalesës,
pas saj nis një territor i ndaluar.
Titulli i tregimit është Eshtrat e nderuara. Nëpërmjet
një sinekdoke (eshtrat-pjesa që emërton të tërën,)
dhe epitetit e nderuara, autori i lë në dorë lexuesit dy figura
si burim drite për të parë me tej dhe më thellë.
Nderohen eshtrat, ajo çka ka mbetur nga kurmi, sytë, duart, zëri,
fjalët e të rënit. Nderimi është tejet kolektiv,
pa identitet të përcaktuar. Nderimi i tyre është nderim
hipokrit (kujtoni varrimin e tyre shpejt e shpejt, duke ua ngatërruar
pjesët e trupit me ato të armikut të tyre ) Eshtrat e të
rënëve nderohen për të ruajtuar pushtetin të gjallët,
eshtrat nderohen për të konservuar urrejtjen për fqinjin, për
të çimentuar kufirin, që do të thotë për të
çimentuar ndarjen, izolimin. Të rënët në këtë
rast poshtërohen duke u shfrytëzuar deri në eshtër, për
t’i hedhur hi syve turmave. Pas idhujve, dihet, fshihet diktatura. Ato
eshtra të nderuara , në fakt , janë një pengesë e
madhe për miqësinë midis dy popujve, një pengesë
për lëvizjen e lirë në të dy anët e kufirit,
një pengesë për lëvizjen e lirë të njerëzve
, të ideve, të mallrave. Ato eshtra të nderuara, ndonëse
janë të përziera me eshtrat e armikut respektiv, përdoren
për të forcuar tiraninë e popujve respektivë, përdoren
për të mpirë kujtesën e turmave në të dy anët
e kufirit. A mund të jenë pjesë e Europës së Bashkuar,
bie fjala, këta dy popuj që urrehen për vdekje? A mund të
harrohet ky kufi i përgjakur, ku urrejtjen nuk e ka tretur as vdekja
, nuk e ka tretur as varri? A është gati për t’u integruar
në BE një territor i tillë?
Siç shihet, është e mundur që me një tekst të
tillë letrar mund të dlirosh mendjet e topitura të nxënësve
nga një letërsi e dobët ilustrative që me shumicë
gjendet në tekstet e leximit dhe letërsisë në shkollën
tonë. Me një tekst të tillë mund të zbulosh se nxënësit
tanë munden të studjojnë me sukses një tekst nga letërsia
moderne, të formojnë shije të holla estetike, të formohen
si qytetarë me mendje të hapur dhe shpirt të lirë kritik,
me humanizmin, tipare e virtyte këto të qytetrimi ku ne synojmë
të integrohemi.
2006
Sindroma e shefit tė kuadrit
Në këtë verë të lagët në qytet u shfaq
një specie e çuditshme, e cila pothuajse e bëri zap tërë
qytetin, skota e shefave të kuadrit. Në çdo kafene me tre-
katër tavolina gjenden 2-3 persona të cilët kryejnë në
ato tavolina punën e shefit të kuadrit. Në klubet e periferisë
këto qenie marrin përsipër të bëjnë kuadrin
për kopshtet e lagjes, qendrat shëndetsore, rojet e pyllit dhe duke
ardhur drejt qendrës së qytetit kompetencat e kuadrovikëve
rriten së tepërmi: plotësohen lista për veshje dhe zhveshje
policësh, emërime në stafin e drejtimit të komisariatit
të policisë, doganës, tatim – taksave, punëtorëve
të mirmbajtjes së rrugëve, faturistëve të KESH-it
etj.
Në një tavolinë mu në mes të qytetit shfaqet çdo
ditë shefi i shefave të kuadrit, kuadroviku i fytyrës së
vrerosur, të cilit nuk i qesh fare nuri as kur emëron , as kur ç’emëron
drejtorë ndërmarrjesh, drejtorë institucionesh, drejtorë
drejtorishë. Një ndihmës i tij i imët që thuhet se
nuk i ka dhembur kurrë koka, sa që edhe vetë nuk është
i sigurtë nëse mbi supe ka vërtetë kokë apo ndonjë
bidon bosh, miraton me zë të lartë veshjet dhe zhveshjet, emërimet
dhe pushimet e shefi të madh të kuadrit të qytetit. Në
tavolinën e tyre nuk mund të afrohet çdokush. Aty gjendet
zyra qendrore e kuadrit të qytetit, qarkut dhe më gjerë. Ndodh
rrallë, kur për mungesë vigjilence, ndonjë person afrohet
tinëz për të mësuar të rejat e fundit. Syte e tij
shprehin një dëshirë të ethshme për të mësuar
për fatet e zyrtarëve, për fatin e qytetit. Disa thonë
se një person i tillë po bën para duke ua shitur informacionet
të interesuarëve. Kur kalojnë në rrugë shefat e kuadrit
nuk flasin më të parët. Ata presin që qytetarët vartës
t’i përshëndesin. Në krahë të tyre shpesh gjenden
të sapoemëruarit prej tyre si drejtorë, shefa komisariati,
e përgjegjës sektorësh. Një prej të emëruarëve
del ende pa gdhirë mirë pa asnjë dyshkë në xhep.
Jo se nuk ka, por se nuk është e nevojshme të fusë më
dorën në xhep: i paguajnë birrën, pepsin, gazetën
, madje edhe paqetën. Një hallexhi i pagoi lekët e qethjes
te berberi. Të gjithë i thërrasin drejtor. Ai nuk i kundërshton
kurrë, sepse bash kuadroviku i fytyrës së vrerosur e ka shpallur
drejtor fuqiplotë.
“Zyrat” mobile të kuadrit hapen rreth orës tetë
të mëngjesit dhe aty nga ora 14 00 mbyllen për t’u hapur
sërish rreth orës 17. Nga ora 22 mbaron dita e lodhshme e punonjësve
të zellshëm të kuadrit. Nëse të qëllon të
kalosh pranë këtyre zyrave do të dëgjosh lloj-lloj të
dhënash biografike për kandidatët dhe rivalët e tyre..
Fjalët më të rëndomta që dëgjon janë qëndrestar,
miting, numërues.
Zvarritja e ndërrimit të pushtetit pas zgjedhjeve të tre korrikut
e zhvendosi punën e kuadrit nga zyrat drejt kafeneve- zyra. Madje edhe
ata, shefat e kudrit prej vërteti nisën të ulen pranë
tavolinave ku bëhet kuadri. Nuk u rrihet mw nw zyra. Puna në zyrat
e tyre komode me kondicionerw, dosje, zarfa dhe vula u duket krejt pa vlerë
para këtyre zyrave mobile të kuadrit.
Zot i madh, çfarë boshllëku do të krijohet në qytet
kur këto “zyra” ku gatuhet kuadri të pushojnë së
egzistuari!
2005
Adhurimi i sė bukurės dhe e bukura e traumatizuar
Kur individi shqiptar u ndje i lirë, domethënë shpëtoi
nga puna e detyruar në ferma, fabrika primitive, taraca e aksione, ku
punonte falas për ndërtimin e ferrit kolektiv, pa rreth e rrotull
tij se mos gjente punën e tij të re. Kuptohet, nuk ishte e lehtë.
Tani e tutje seicili do të punonte për vete. Në atë mjerim
total, ky fakt ishte mjaft grishës. Individi shqiptar, në përgjithësi,
nuk pa mundësitë që egzistonin në vendin e tij, ndaj u
derdh drejt Perëndimit me të gjitha mjetet, me çdo çmim.
Tragjedia e shqiptarëve në malet e Jugut, në malet e Lindjes
dhe sidomos tragjedia në Adriatik e Jon do të jetë një
mallkim që do të ndjekë gjatë politikën shqiptare
të shekullit që lamë pas e të këtij fillim shekulli.
Ndërsa një pjesë e shqiptarëve, duke parë rreth e
rrotull, nga të gjitha resurset e këtij vendi si punimi i tokës,
mbjellja e vreshtave, kopshtaria, mekanika, peshkimi , ndërtimi, dalloi
më të brishtën, më delikaten, atë që në
fakt bën një kontrast të thellë me vrazhdësinë
e jetës së këtushme, me terrenin, me psikologjinë e krijuar
në shekuj, femrën. Delikatesa, bukuria, brishtësia u kthyen
për një pjesë jo të vogël të femrave shqiptare
në fatkeqësi. Nisi shfrytëzimi barbar i tyre nëpër
rrugët e Perëndimit. Endrra sidoqoftë qe e bukur: Do iknin
larg këtij vendi të ashpër, ku butësia, delikatesa, bukuria
ose nuk viheshin gjithmonë re, ose shiheshin si një peizazh mahnitës,
ku mund të vije për piknik kur të doje dhe pas të lije
ambalazhet e një dite të grisur, hedhur ashtu, pa kujdes. Endërronin
për një botë, ku bukuria dhe butësia të mos qenë
një kontrast i thellë, një lëkurë e vlefshme kunadheje,
nën shënjestra gjahtarësh vulgarë. Endërronin një
botë ku të kishin mundësi të punonin, ndoshta edhe shumë,
por të merrnin një pagë të denjë, me të cilën
të jetonin si njerëz. A mund të gjykohet njeriu pse ëndërron?
A mund të dënohet njeriu pse mendon bukur për jetën e
vet?
Herë-herë varfëria dhe mjedisi i mjeruar përreth ishte
i tillë në familjet shqiptare, sa që vajzat kanë pranuar
ta ndërrojnë atë me çdo çmim, qoftë edhe
me humbjen e lirisë, trajtimin kriminal dhe daljen tek sheshi “Loreto”
në Milano, i njohur sot si vendi ku u var Musolini dhe sheshi ku varen
çdo ditë prostitutat shqiptare për t’u zgjedhur nga
pleqtë maniakë italianë.
Kalimi nga zhveshja e femrës shqiptare nga çdo lloj feminiteti,
gjatë viteve të diktaturës (Përfytyroni femrën e
turneve të treta , kominoshet, aksionet, zboret) në ekstremin :
“ gjithçka është mall në këtë vend dhe
mund të shitet dhe të blihet”, rezultoi traumatik për
femrën shqiptare, respektivisht për shoqërinë shqiptare.
Në vitet e shkollës së mesme më ra në dorë një
poezi e Eugjen Jevtushenkos për gruan. E lexonim fshehur dhe mahniteshim
me bukurinë e vargjeve dhe shenjtërimin që i bënte poeti
i njohur disident rus femrës dhe gruas në përgjithësi.
Ende i ruaj në kujtesë si guacka perlën dy vargje:
Kudo mund të gjendet një sup i lakuriqtë gruaje
ku të mbështetësh kokën tënde mëndjelehtë.
Atë shenjtërim të femrës e quanim si një magji thjesht artistike, ose shprehje e një bote të largët, matanë yjeve që nuk kishte asnjë lidhje me mjedisin tonë.
Është i shpjegueshëm trajtimi i ashpër i femrës
në Shqipërinë e diktaturës, brenda trajtimit të të
gjitha vlerave në një diktaturë, por është i pafalshëm
trajtimi i femrës shqiptare në postdiktaturë. Goditja e figurës
së saj është goditje që i jepet shoqërisë shqiptare.
Trajtimi kriminal i vajzave në trotuaret e Europës, i dha imazhit
të shqiptarit formën e përbindëshit dhe një status
aspak të lakmueshëm për shqiptarin normal.
Europa ka kohë që jeton e përpiqet të jetojë estetikisht.
Në themel të punës tek europiani i sotëm është
krijimi i së bukurës dhe përjetimi intensiv i saj. Në
fakt, mesazhin e parë të të jetuarit estetik, e ka dhënë
gjeniu anglez, Shekspiri. Ai krijoi figurën e famshme të Hamletit
që u përpoq të jetonte estetikisht në mug të qytetërimit,
në një botë që gëlonte nga e keqja dhe krimi. Këndvështrimi
estetik i botës nga Hamleti ( Etja për pushtet, tradhëtitë,
pabesitë ,vrasjet para së gjithash për Princin e famshëm
qenë të shëmtuara), qe revolta dhe tragjedia e tij.
Dhe Europa u bë duke menduar bukur, duke punuar bukur.
Përfytyroni njeriun e dëshpëruar shqiptar tek sillet në
këtë mjedis.
Po nga erdhi një mëndësi e tillë në shoqërinë
shqiptare?
Natyrisht ky mentalitet u krijua gjatë shekujve. Vetëm mungesa e
lirisë krijon deformime të tilla të genit. Mungesa e gjatë
e institucioneve, e gjuhës së shkruar , e librave, e letërsisë
, e artit, e filozofisë, e besimit krijoi gropa në mentalitetin
tonë.
Kur vë re kujdesin prekës me të cilin trajtohet një femër
në Perëndim, adhurimin për të bukurën, dallon hendekun
tronditës që ndan Shqipërinë me botën e qytetëruar.
Atëherë kupton shenjtërinë me të cilën e vesh
femrën poezia e madhe, kupton se sa e paemancipuar është shoqëria
jonë, kupton se nuk ka emancipim të gruas (Kujtoni marrëzinë
e dikurshme të luftës për emancipimin e gruas.), në një
shoqëri të paemancipuar. Kupton se ky truall nuk mund të bëhet
pjesë e Europës, derisa gruaja të konsiderohet si malli më
fitimprurës nga një pjesë e shqiptarëve dhe pjesa tjetër
ose nuk reagon, ose regon mjaft dobët, kur shteti fle, ose edhe bëhet
pjesë e së keqes. Kupton se ne jetojmë në një shoqëri
të dhunshme, ku e bukura dhe delikatja nuk mund të egzistojnë
normalisht, por në forma traumatike, kur adhurimi për të bukurën,
të brishtën konsiderohet si dobësi.
2004
Nė Berat u shit vetėm njė biletė teatri
Kohët e fundit erdhi nga Tirana në Berat për të dhënë
shfaqje trupa e Teatrit Kombëtar me dramën “Ali Pashë
Tepelena”. Ndonëse shfaqja qe lajmëruar e reklamuar nëpërmjet
afisheve, Tv-lokal, ditën e shfaqjes trupa priti gjer vonë në
darkë dhe kur pa se nuk kishte asnjë shpresë, anuloi shfaqjen.
Qe shitur vetëm një biletë. Në qytetin 2400 vjeçar,
ku sot jetojnë mbi 70.000 banorë jeton ende vetëm një
dashamirës i teatrit.
Cfarë ka ngjarë ?
Mos vallë Berati është aq i varfër sa që banorët
e tij të mos kenë të holla sa të blenë një biletë
teatri njëherë në kaq kohë?
Jo, sepse të rinjtë, të rejat, burrat mbushin kafenetë
dhe lokalet plot e përplot gjatë gjithë ditës.
Atëherë çfarë ka ngjarë?
Miqtë e teatrit, spektaklit me ç’duket janë divorcuar
njëherë e përgjithmonë me godinën e stilit sovjetik
në mes të qytetit. Në këtë divorc përfundimtar
një kontribut të madh kanë dhënë drejtuesit aktualë
të institucioneve të kulturës dhe artit në qytetin e Beratit.
Gjatë këtyre viteve, Qendra kulturore e Beratit , duke e konvertuar
të gjithë veprimtarinë skenike në ca ahengje të neveritshme
në raste festash tradicionale , ku evokohen ngjarje qe s’kanë
ndodhur fare në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar,
ahengje që nuk kanë të bëjnë as me muzikën qytetare
të Beratit, as me këngët tradicionale të këtij qyteti,
e kanë larguar, ftohur spektatorin e këtushëm. Aq indiferent
është bërë ky spektator sa që nuk lexon as afishet
e ekspozuara pranë Qendrës kulturore.
Cili qe ai “kalorës i artit” që preu biletën e
vetme të teatrit në Berat? Ndoshta ndonjë njeri i vetmuar,
pa miq, pa …
Sot, kur kanë kaluar disa ditë të gjithë beratasit mund
t’i thonë njeri-tjetrit se ai personi i biletës qe pikërisht
ai, ose ajo. Të gjithë e kanë shansin për t’i thënë
shokut se ende e konsiderojnë teatrin si një institucion mjaft të
lartë, mjaft fisnik, institucionin më demokratik të qytetit.
Veçse ajo që të trishton është se në Berat
ka mbetur ende vetëm një, i fundmi spektator i teatrit.Po çfarë
vjen pas ikjes së këtij “shtërgu”? Një dimër
i gjatë, i ftohtë, i thatë. Të gjithë ikën,
po ikin, do të ikin… përveç disa drejtuesve që
vetëm me kulturën dhe artin nuk kanë të bëjnë.
Ata janë aty edhe pas largimit të të fundmit spektator stoik
të skenës. Janë aty , të paepur, qëndrestarë
deri në fund.
Në cilin fund?
2003
Para disa ditesh u organizua nga zoti Kadri Kuka, pergjegjes ne Bashki per
kulture, rini, arte etj., nje takim me brezat e gazetareve dhe punetoreve
te shtypit te Beratit e me gjere. Nese orari nuk do te perkonte me nje takim
tjeter, ne respekt te fteses, do te kisha marre pjese edhe une. Me z.Vlash
Pambuku diskutuam per kete takim paraprakisht. Duke patur nje respekt te veçante
per Vlashin si kronikan mjaft serioz i veprimtarive sportive, realizuar me
aparat fotografik dhe pene ne dekada, diskutuam gjate per organizimin e kesaj
veprimtarie : si mund te organizohej sa me mire, si mund te terhiqnim vemendjen
e opinionit publik per shtypin, kete pushtet teper te rendesishem ne shoqerite
e hapura, per organizatoret etj. I sugjerova zotit Vlashi se do te qe me mire
qe, kete veprimtari ta organizonte nje shoqate jo qeveritare ose ndonje individ
tjeter, natyrisht mbeshtetur nga Keshilli i Bashkise siç percaktohet
edhe me ligj. Organizimi nga ana e nje zyrtari te Bashkise, le per publikun
nje shije te hidhur e te vjeter, te nje kohe kur çdo dimension i jetes
kontrollohej nga shteti i partise apo partia e shtetit, aq me teper kur behet
fjale per shtypin, liria e te cilit ne demokraci eshte e shenjte si mekami
apo kisha. I propozova Vlashit edhe zotimin tim per hartimin e nje platforme
per kete veprimtari, natyrisht pa pagese ne nderim te njerezve te shtypit
te shtypur dhe te shtypit te lire. Ne bisede me disa pjesemarres te takimit,
mesova se i gjithe takimi i brezave te gazetareve qe kthyer ne pershpirtje
per gazeten “Kushtrimi”, organ lokal i PPSH-se. Ky takim i pervajshem
ishte kontestuar vetem nga nje pjesemarres, zoti Balil Gjini. Ky fakt te trishton
po te mendosh se kane kaluar 12 vjet pluralizem, ka dale ne drite shtypi i
lire, qe megjithe mungesen e pervojes, ne nje terren te eger siç eshte
Shqiperia, ka dhene nje ndihmese te shkelqyer ne formimin e nje kulture demokratike,
ne ruajtjen e pluralizmit, si fitorja me e madhe e shqiptareve ne shekullin
qe sapo iku. Takimi i brezave te gazetareve ishte nje shans i mire per te
diskutuar per shtypin, lirine e tij, probleme te prostituimit te tij me politiken,
kurajon e gazetareve per t’i shkuar te vertetes deri ne asht, integriteti
i tij moral ne shoqerine ne tranzicion, etj. etj. Natyrisht mund t’i
kushtohej vemendje edhe shtypit te shtypur te viteve te diktatures, ku mund
te qemtoheshin edhe talente edhe pena kurajoze, brenda atij kuadri ku mungesa
e pare ishte liria per te folur, per te thene te verteten, per te menduar
ndryshe, mungese e mbrojtur me ligj. Etikimi i shtypit te sotem pluralist
nga disa pjesemarres ne kete takim me termat me te cilat etiketohej dikur
shtypi i lire perendimor nga “Kushtrimi”, gazeta e vdekur e diktatures,
eshte nje ogur i keq per shoqerine shqiptare, per Beratin, per te sotmen dhe
per te nesermen tone te perbashket. Dhe te mendosh se e gjitha kjo ndodh ne
nje veprimtari, organizuar nga nje zyrtar i Bashkise, me suport te Keshillit
pluralist Bashkiak. Te ndodhte e gjithe kjo ne tubimet e nostalgjikeve te
diktatures dhe diktatorit, ishte normale. Bashkia eshte nje institucion demokratik,
formuar nga vota e lire e qytetareve, ndihmuar nga donacionet e taksapaguesve
te vendeve mike perendimore dhe qe mbahet nga taksapaguesit e Beratit. Te
organizosh nje tubim ku ti thuren ditirambe shtypit te diktatures, ku te mos
permenden kontributet e gazetave te djathta e te majta te ketyre viteve te
fundit pluralizem si : “Ideja Kombetare”, “Berati”,
“E verteta”, apo te pavarurat “Mesazh”, “Gazeta
Tomori”, eshte nje marrezi dhe kur ne mes eshte dhe institucioni, marrezia
behet institucionale. Ne kete takim mund te ngriheshin probleme edhe per mbarevajtjen
e gazetes se sotme “Gazeta Tomori”, gazete private por mjaft e
hapur per te gjithe opinionet majtas dhe djathtas apo edhe te pazotuarit.
Botuesi i saj Zylyftar Plaku vertete mund te kete nje kontribut ne gazeten
“Kushtrimi”, ne disa numra me kronika sipas parametrave te asaj
kohe. Mund te permendet edhe kjo pjese, ta zeme e zbehte e tij, por kurrsesi
nuk mund te harrohet kontributi i tij si botues dhe publiçist ne keto
vite te tranzicionit, ku opozita e vjeter ne Berat nuk e ka lojtur rolin e
saj siç duhet as ne shtyp e as ne institucione, kjo gazete ka bere
edhe opozitarin. Keto probleme mund te ngriheshin nga kolege gazetare apo
nga miq te shtypit dhe kurrsesi nga pushtetare, me te cilet shtypi i lire
eshte ne opozite per te mbrojtur interesat e publikut dhe komunitetit. Te
gjesh vlera sot tek shtypi i shtypur i diktatures, apo edhe me keq ta glorifikosh
ate eshte njesoj sikur te glorifikosh ndertimin e bunkereve, burgun e poeteve,
pushaktimin dhe varjen e tyre, urine dhe mjerimin e popullit me dekoraten
e larte varur ne qafe si populli me i ushqyer i globit, dhene nga nje institucion
nderkombetar qe kishte lexuar dhe besuar shtypin e asaj kohe qe njoftonte
“arritjet” e medha. Kur thuhet nga institucionet perendimore se
Shqiperia ka devijuar nga rruga e reformave, kjo shprehje nuk eshte thjeshte
nje sllogan, por nje perfundim qe buron edhe nga marrezite shqiptare si kjo
qe permendem. Nuk e di nese ne kete takim kishte te ftuar nga perfaqesia e
OSCE’se ne Berat.
Kur lirikut te madh shqiptar, Lasgush Poradecit i thane miqte e tij se kishte
shkruar nje tekst kenge per partine, ai u zemerua keq me ta. Desh i perzuri
me shkop dhe me ndihmen e Cucit, qenit te tij besnik. Pas ngulmimit te forte
te miqve, poeti i shquar bertiti : “Pse me bini me qafe ? M….
me kerkuan, m…. u dhashe”. Kaq mund te thuash edhe per shtypin
e shtypur. Natyrisht, nese ke besim tek demokracia, nese beson dhe e ke shijen
e lirise, nese beson tek qyteterimi europian per te cilin qeveritaret tane
betohen çdo dite para perfaqesuesve te tij.
27 maj 2002
Zyrtarė me shpirt prej llamarine
Ende te ne nuk ka një raport të drejtë midis qytetarëve
dhe institucioneve.Tradita është e hidhur. Niveli i një demokracie
matet pikërisht nga mardhëniet midis qytetarëve dhe institucioneve
të atij vendi. Në vendet demokratike institucionet ndërtohen
të tilla që t’u shërbejnë qytetarëve. Sa më
i shpejtë, sa më transparent dhe sa më cilësor të
jetë ky shërbim në të mirë të qytetarëve,
aq më demokratike janë këto institucione.
Në Shqipëri nuk ka një traditë demokratike në ndërtimin
dhe funksionimin e institucioneve, ndaj dhe vendi ynë po vonohet mjaft
në integrimet euroatlantike. E keqja te ne është e dyfishtë:
edhe institucione të dobta, edhe qytetarë që nuk njohin, që
nuk kërkojnë dhe nuk luftojnë fort për të mbrojtur
të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga zyrtarë
mendjefikur dhe me shpirt llamarine. Nuk mund të kemi institucione demokratike
ne një vend ku qytetarët nuk njohin të drejtat e tyre, në
një vend ku shërbimi i zyrtarit ndaj qytetarit shihet si favor që
duhet shpërblyer. Nuk mund të kemi institucione demokratike në
një vend ku ndërtimi, formimi i institucioneve dhe funksionimi i
tyre bëhet në një terren aspak transparent, në një
mungesë vëmëndje dhe kontrolli nga ana e qytetarëve që
me taksat e tyre mbajnë këto institucione. Nuk mund të kemi
institucione demokratike, kur këto institucione ngrihen, modifikohen,
orientohen për t’i shërbyer një pjese, duke injoruar
dhe u mohuar aksesin në to të pjesës tjetër. Jemi dëshmitarë
se si kanë funksionuar në këto vite institucionet e politizuara,
aspak demokratike në Shqipëri.
“Tani është koha jonë dhe ne kemi luftuar për karrigen
tënde”, i thoshte javën që shkoi një individ një
zyrtari. Ndoshta ky individ nuk kishte patur aspak akses te zyra nga sjellja
thellësisht partike e zyrtarit që shkoi. Ndoshta ky individ nuk
ka reaguar në asnjë rast kur e kanë trajtuar si qytetar të
dorës së dytë për shkaqe partiake, por reagimi i tij i
fundit është regresiv, sepse kërkon të ruajë po të
njëjtin standard të sjelljes së mëparshme, pa kërkuar
demokratizimin e institucionit, pa kërkuar që institucioni të
jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim.
Qytetarët shqiptarë janë populli më i lodhur dhe më
i stresuar në Europë, pikërisht nga zyrtarët e tyre. Aq
e vërtetë është kjo sa kur një qytetari i zgjidh
një problem me lehtësinë dhe shpejtësinë që
ai problem mund të zgjidhet, ky qytetar të shikon me çudinë
sikur ka para një ufo.Nuk e di a duhet folur pastaj për mungesën
ekstreme të humanizmit prej pjesës më të rëndësishme
të institucionit, gjallesës që përfaqëson atë
institucion. Kur dëgjon se me ç’shpirt prej kazme janë
shpërfillur apo janë trajtuar njerëz fatkeqë, njerëz
në nevoja ekstreme, atëherë ndjen se me shpirt mund të
urresh të keqen që ka kapluar mendjen dhe shpirtin e një pjese
të zyrtarëve tanë, pa ndërgjegje, ose me ndërgjegje
diabolike. Të lind ideja se krahas reformave të tjera është
urgjente një reformë në emër të njerëzores,
në emër të largimit të shpirtrave prej llamarine që
nuk kanë asgjë të përbashkët me ndjeshmërinë
dhe humanizmin, mbase edhe me humanizmin kristian të Europës së
qytetëruar në të cilën duam të integrohemi.
2005
Mentalitet aziatik i veshur me petka Evrope
Hidhini një sy deklaratave të disa këshilltarëve bashkiakë
të bashkisë së Beratit, bërë edhe në prani të
medias! Ato të fusin drithmën, teksa shpallin një mentalitet
tipik aziatik, një mentalitet të lënë pas që në
Rilindjen tonë Kombëtare në shekullin XIX.
Kur një përfaqësues i popullit artikulon në parlamentin
e qytetit se kemi emërtuar sheshe, rrugë e rrugica me emrat e 30%
të ortodoksëve, 35% të myslimanëve, 30% të ateistëve
dhe 5% të katolikëve apo bektashinjve, atëherë kupton
se Shqipërisë i duhen jo dhjetëra vite, por qindra për
t’iu bashkuar Evropës moderne. Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë
do të thotë të emërtosh 30% me emra ortodoksë, 35%
me emra myslimanë etj.etj. Të duket se këshilli i bashkisë
së Beratit po ndan ndihma dhe ruan raporte të drejta në këtë
ndarje. Të duket sikur kriteri i vetëm në emërtimin e
shesheve, rrugëve dhe rrugicave ka qenë ai i respektimit të
feve, duke harruar kriteret thelbësorë: personaliteti i njeriut,
kultura e tij, veprimtaria e tij krijuese, shkencore, qytetare, humaniste,
atdhetare etj.etj. Siç shihet, mentaliteti i disa këshilltarëve
të bashkisë të vitit 2004 as që mund të krahasohet
me mentalitetin qytetar e evropian të Rilindjes sonë.
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, shkruante Pashko
Vasa në shekullin XIX. Të vështrosh, vlerësosh, nderosh
një individ thjesht nga përkatësia fetare do të thotë
të kërkosh të hysh në Evropë jo nga porta e saj,
por nga kanalet e ujërave të zeza. Ata që kanë lënë
një shenjë në historinë e këtij qyteti kanë
patur vlera fondamentale dhe përkatësia fetare mbetet për ta
çështje e dorës së fundit. Po si guxon një këshilltar
apo disa këshilltarë të vlerësojnë figura vërtet
të shquara të Beratit thjesht nga përkatësia fetare?!
Si nuk ndruhen individë të tillë, të cilët “vlerë”
të vetme të vetes njohin përkatësinë e tyre fetare
të matin me një njëjtin metër edhe figura të shkëlqyera
të Beratit, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare?!
Në vend t’i nderojnë i fyejnë këto figura me këndvështrimin
e tyre arkaik. Nëse do të operonim me të njëjtat argumente
si të disa këshilltarëve të bashkisë Berat, atëherë,
më lejoni të pyes, cilës fe i përket autori i këtyre
radhëve: 1000 vjet katolik, 800 vjet ortodoks dhe 200 vjet bektashi?!
Është vërtetë e trishtë kur sheh si përfaqësues
të popullit individë që mbartin mentalitetin e një pakice
regresive.
Ethet e kandidimit për në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë
kanë mbërthyer individë, klane fisnore, klane partiake, klane
biznesi, klane të krimit të organizuar.
Me ç’duket të gjitha rrugët të çojnë
në Parlament, ose nisin nga Parlamenti: edhe për të rritur
biznesin, edhe për t’u pasuruar sa hap e mbyll sytë, edhe
për të kontrolluar kanalet e drogës dhe trafiqeve të tjera,
edhe për të kontrolluar tërë politikën shqiptare.
Ndaj ethet, kanë mbërthyer pikërisht të interesuarit.
Ai që duhej të ishte popull fle i qetë. Madje me listë
ushqehet, por është dhjamosur goxha. (A i keni parë njerëzit
sa të dobët ishin?! Duhet të kemi qenë popull më
i imët në Evropë).
Fle i qetë dhe nuk ka për të prishur terezinë as në
verën e vitit 2005.
“O ti që fle!- thotë Mikelanxhelo. Pa më thuaj çfarë
është gjumi? Ai i përngjet vdekjes. Çohu dhe bëj
vepra, që kur të vdesësh t’u ngjash të gjallëve
e jo si tani, i gjallë e i fjetur, u ngjan të vdekurve”.
Ethet ua ka lënë të tjerëve, atij popullit tjetër
që rropatet ditë e natë për ... xhepin e vet. Këto
zgjedhje do të jenë më të kushtueshmet që janë
bërë ndonjëherë: biznesmenët po trokasin në
dyert e partive me shkopinj floriri dhe kërkojnë me çdo kusht
të kandidojnë.
Po kështu edhe avokatë, gjyqtarë, mjekë, të cilët
pasi kanë bërë ca thasë me para duke rrjepur popullin,
po kujdesen të bëhen deputetë për të mirën e
popullit”.
Partitë i kanë hapur dyert kat e kat dhe presin, premtojnë,
llogarisin, formulojnë. Etiketa që ngjitet pas çdo bythe
kandidati për t’u shitur sa më shtrenjtë është:
“ nga shoqëria civile”. Njëlloj si mallrat turke që
lexojnë “Made in Italy”. (Ca spiunë të sigurimit
të shtetit, të cilët në diktaturë e mbanin uniformën
ushtarake në sënduk, ca lapanjozë që u lëpinin shefave
të kuq të djeshëm dhe atyre rozë të sotëm, (qëllon
që shefi të jetë i njëjti person). Ca individë hije
pa asnjë interes shoqëror, kulturor e politik, befas na shfaqen
si shoqëri civile. Ata nuk përfaqësojnë asgjë civile,
ata kurrë nuk kanë patur kurajon civile t’i thonë të
vërtetat troç siç janë, siç i mendojnë.
Atëherë çfarë përfaqësojnë ata? Atë
që duhet të ishte popull jo e jo. Shoqëri civile në Shqipëri
ende nuk ka ( ka individë me kurajo civile, por që shihen si rrezik
për partitë). Ata përfaqësojnë ...rripin.
Rripin e transmisionit të djeshëm të partisë BP, BRPSH,
FD, etj. (Në perëndim të gjitha partitë komuniste staliniste
u kthyen në shoqata për mbrojtjen e mjedisit dhe në parti të
gjelbëra).
Po atë që duhet të ishte popull kush do ta përfaqësojë
në Parlamentin shqiptar të vitit 2005? Kur nuk e di populli nga
ta di unë që jam e milionta e tij?!
Refleksione nga proza e Ylljet Aliēkės
Kur lexova librin e pare “Tregime” te Ylljet Aliçkes,
krahas kenaqesise jo te zakonte estetike, ndjeva se ne letersi po vinte dikushi
qe me artin e tij po zinte vend si shkrimtar europian ne hierarkine e çuditshme
te letrave shqipe. Ne kete shtegetim krijues Aliçka ndjek sensin e
kundert nga rruga e njohur deri tani. Ne letrat shqipe ende nuk eshte folur
nga kritika letrare per prozen e Aliçkes per shume arsye, por njelloj
si te çeshtja e kambanes , “jane njemije arsye pse ajo nuk bie,
dhe e para eshte se nuk ka kambane.”
Aliçka ne librat e tij Tregime dhe Kompromisi krijon nje proze moderne
me nje hulmutim te pashembullt per fjalen , duke respektuar ndoshta intuitivisht
ate çka nenvizon piktori i famshem ekspresionist, autor i dy vellimeve
me tregime Bruno Shulc : “ Duke operuar me fjalen e zakonshme, ne harrojme
qe keto jane fragmente historish te lashta e te perjetshme , qe mu si barbaret
, ne i ndertojme shtepite tona prej copera skulpturash dhe prej buste hyjsh
.”*
Ne tregimin Ca rrathe te vegjel, ca rrathe te medhenj ligjerimi duket i thjeshte,
flitet per gjera teper te prekshme e te njohura, por ketu, pikerisht ketu
bjeme ne ate gabimin e madh qe permend me lart Bruno Shulc , Aliçka
duke e pare thelle fjalen, duke njohur magjine e saj kur ajo vendoset atje
ku mungon , percjell se pari mesazh te paster artistik te lexuesi dhe kuptime
te cilat na ndihmojne per te njohur imtesisht realitetin.
Pra tregimi nuk eshte i thjeshte ,siç mund te duket, perkundrazi, ndodh
ai proces artistik e hyjnor qe aq bukur eshte formuluar nga Ati jezuit Binet
: “Shpirti i njeriut formon Zotin e vogel, ze te beje botera prej kristali
dhe falsifikon mrekullite e universit. Prej ketej , arti lind nje cope te
vogel makine te mbarsur me nje bote te madhe, nje qiell dhe nje parajse portative,
nje univers gjigand ne nje gote te zbrazet, pasqyren e bukur ku soditet natyra
, krejt e mahnitur qe sheh se si arti e kapercen dhe e lind ate.”
Fale nje ndjeshmerie teper te larte ndaj vulgares, banales, te ultes,te se
keqes ne pergjithesi, qe personalisht e kam ndeshur me pare me densitet tek
tregimtari i madh Anton Cehov, Aliçka permes detajeve nderton nje realitet
artistik ku : Dulja kalon çaste te bukura dhe psheretin nga kenaqesia
vetem kur ha paçe tere lyre, dhe pi vere ne nje gote alumini me pika
te zeza zgjyre, ndersa kujton gruan e tij putane dhe djalin e braktisur.
Kur mbaron se lexuar tregimin ndihesh gati edhe fizikisht i bere pis jo nga
trillimi artistik por nga realiteti te cilin nis ta kuptosh deri ne imtesi.
Per mendimin tim , egzistojne dy linja paralele ne prozen e Aliçkes.
Linja e pare , ajo e perftimit artistik dhe linja e dyte e perftimit te kuptimit.
“Penjte” ironike lidhin dy perftimet me delikatese dhe elegance
fine. Te historia e nje qyteti provincial , nje nudo femre ne procesin e metamorfozes
se saj ne art, pra hedhjen e linjave te saj ne telajo nga i dashuri piktor
, nxit paralelelisht linjen e dyte , ate te kuptimit , dhe ne kuptojme thelle
se pavarsisht nga fati historik i perkasim qyteterimit europerendimor. Per
kete na ndihmon arti i Aliçkes qe nis nga nje nudo e nje vajze te re
e perfundon tek nudoja e te vdekurit te radhes ne qytetin provincial.Ne mes
qendron nje hoxhe qe “i magjepsur” nga nudoja artistike denohet
te sherbeje nudon mortore.
Personazhet e Aliçkes jane te vetmuar, teper te vetmuar. Cuni i Dules
ben “Ca rrathe te vegjel, ca rrathe te medhenj” .
“Se afrojne shoket . E shajne çuni i kurves”, shkruan autori.
Vetmia arrin dimesione te hatashme te nje tjeter tregimi i mrekullueshem ,
Nje histori fshati . Nje dialog qe per nga forma lexuesit te vemendshem i
kujton mjeshtrin e madh , Heminguej.
Marku, nje njeri pa njeri jeton ne mes te perroit, siç thote autori
“Marku i perroit”, e kur fle nje curril uji “…po me
lagte hunden e une ne gjume nuk po merrja vesh se kush po m’puthte a
me lpinte…”
Ai troket nje nate vone ne deren ku flinte mesuesi dhe kerkon t’i shkruaje
nje leter a lutje per qeverine per nje strehe.
Marku kur degjon mesuesin qe i lexon lutjen ku flitet per te, fillon te qaje
me denese se i vinte keq per veten, te shkrihet ne vaj se per here te pare
degjon te flitet per te ne nje leter.I lutet mesuesit t’ia lexoje dhe
rilexoje e serish shkrihet ne vaj. Marku i dhuron mesuesit ca hudhra dhe raki
ne nje shishe “nga ato per helm mizash” ne shenje mirenjohje.
Permasat e harrimit ne kete tregim te tronditin.
“Para se te largohesha , kalova edhe njehere nga varrezat e fshatit.
Varri i Markut ishte i veçuar nga te tjeret. Binte shi. Mbi varrin
e tij nje likuster e vjeter leshonte shtruar currila uji.”
Autori veren me gjakftohtesi se Marku kishte vdekur me nje abetare ne dore
duke mesuar shkrim e kendim “qe ta lexonte vete jeten e tij , sa here
te kishte qejf.”
Ne nje vetmi te perafert me ate te Markut ndihet autori , kur nje qenie me
fytyre njeriu i tregon ngjarje reale te punes se tij ne nje burg politik ku
njerezorja, shija , e bukura , delikatja perdhoset me ligj.
Mjedisi i zhveshur verior, mjerimi shpirteror e intelektual i njerezve nga
te cilet rrethohet , krijon rreth autorit -personazh nje shkretetire te frikshme
te tregimi Nje histori dashurie
Nese do te kisha mundesi te hartoja nje antologji te tregimit nuk do te harroja
Macja ne shi te Heminguejit, Nje shaka e vogel te Cehovit, Fatkeqesi nga Suzana
te Kadarese, Vetvrasja e trumcakut te Migjenit, Eshtrat e nderuara te Par
Lagerkvist dhe pa dyshim Nje histori fshati, te Aliçkes. Natyrisht
antologjite jane edhe shprehje te shijeve personale.
* Mitologjizimi i realitetit, Bruno Szulc, perkthyer nga Agron Tufa, ALEPH,12.
2002
Toleranca si pranim i tjetrit
Fjala tolerancë nuk është një fjalë shqipe. Ajo
vjen nga gjuha angleze dhe fjala në shqip përkthehet durim, lejesë,
butësi. A janë shqiptarët një popull tolerant? Historikisht
mund të sillen shembuj, ku shqiptarët janë treguar vërtetë
tolerantë, sidomos në mardhëniet me të huajt.
Shqiptarët kanë patur një fat të hidhur historik, ata
asnjëherë nuk kanë ndërtuar një shoqëri të
lirë. Ata mund të kenë qenë të lirë individualisht,
por nuk kanë mundur të krijojnë një shoqëri të
lirë. Trualli shqiptar ose ka qenë anarkik ose diktaturë, pra
asnjëherë një truall demokratik. Toleranca është
dukuri e shoqërive të lira, ku pranohet, respektohet, zhvillohet
e ndryshmja jote.
Shqiptarët, duke e parë shtetin e pushtuesit si armik, nuk arritën
të zhvillojnë koncepte të drejta edhe për shtetin e tyre,
kur iu ka dhënë rasti ta krijojnë atë. Është
e njohur thënia e Faik Konicës se shqiptarët e krijuan shtetin
e tyre, por nuk dinë se çfarë të bëjnë me
të.
Nuk mendoj se stereotipi shqiptar është i dhunshëm, siç
reklamohet me bujë nga media e fqinjëve, fati i njeriut shqiptar
ka qënë tepër i dhunshëm.
Deshtimi dramatik i shoqërive diktatoriale të Lindjes, falimentimi
i sistemeve të dhunshme, ku toleranca shihej si shfaqje e huaj armiqësore,
si zbutje e luftës së klasave dhe dënohej me ligj, ku intoleranca
qe trumbetuar si vlere (lufta e klasave është shfaqja më kriminale
e intolerancës), solli një hutim total të shoqërisë
shqiptare, e cila nuk kishte kultivuar tek vetja tolerancën si vlere
të bashkëjetesës në liri, solli anarkinë postdiktaturë.
Intoleranca e shtetit komunist u zevëndësua me intolerancën
e vagabondeve, horrave, njerëzve të papërgjegjshëm ose
pa ndërgjegje, thënë ndryshe, në Shqipëri u vendos
diktatura e rrugës.
Toleranca është themeli i shoqërive demokratike. As mund të
flitet për tolerancë në shoqëri parademokratike apo edhe
parashtetërore si kjo e pasdiktaturës, ku armiku më i madh
i zyrtarëve është ligji, që si tel i këputur u rri
nëpër këmbë dhe ndonëse e shkelin, siç mund
të shkelet një tel i këputur nga krahu i burimit të energjisë
(nga shteti), prapë ai i pengon disi.
Anarkia demokratike, ku Shqiperia përpëlitet prej një dekade,
armët e tmerrshme të intolerancës së shtetit të dikurshëm
komunist, pas rënies të këtij të fundit, ua ndau individeve,
të cilët i pëlqyen mjaft ato, dinin t’i përdornin
shkëlqyeshëm në dëm të të tjerëve, në
dëm të ndërtimit të një shteti ligjor, në dëm
të perspektivës demokratike të vendit.
Hapja e depove të armatimit në Shqipëri, rrëmbimi i armëve
të modelit sovjetik nga populli, për mendimin tim, nuk është
asgjë në krahasim me rënien e pramidës diktatoriale të
intolerancës dhe rrëmbimin që i bënë shqiptarët
atyre mjeteve kriminale të ushtrimit të saj, për t’i
përdorur kundër njeri - tjetrit, herë – herë të
durtrokitur nga shteti dhe gjithmonë në sy të shtetit. Mund
të ndodhë ç’armatosja nga armët e vjedhura në
depot e ushtrisë,(mjaft armë janë shitur në vende të
tjera), por është e vështirë që Shqipëria dhe
shqiptarët të çarmatosen nga armët vrasëse të
intolerancës. Vini re, ardhja në pushtet , alternimi i tij, shihet
nga shumica e atyre që e kanë këtë pushtet si pushtim
dhe dëbim i të ndryshmeve.
Shpërdorimi i lirisë, mungesa e një modeli tjetër sjellje
përveç atij të nënshtrimit total të individit nga
shteti, bëri që Europa të dridhet tek pa ca krijesa që
nuk dinin se çfarë të bënin me lirinë e tyre, pas
rënies së Murit.
Unë mendoj se liria do të punojë edhe për shqiptarët.
Edhe ky shkrim lind si një reflktim për të vendosur në
themel të të gjithë veprimtarisë sonë tolerancën,
si vlerë të shoqërive të lira demokratike.
Themeli i vetë fjalës tolerancë nis te thënia e njohur:
“Bota është e bukur pikërisht sepse është gjithkund
e ndryshme.”
Por për të ardhur aty natyrisht duhet edhe kohë edhe edhe edukim,
sidomos në shkolla.
“Qëllimi i vërtetë i edukimit është dashuria
për të bukurën, ndërsa metodat, me të cilat duhet
të veprojë edukimi, janë : formimi i karakterit. kultura e
shijes dhe krijimi i shpirtit kritik”, thotë Oscar Wilde.
2003
I bėmė zyrat, po zyrtarėt ?!
Kur hyn sot në zyrat e shtetit ndesh një komoditet për t’u
patur zili, mjaft të përparuar krahasuar me vitet ’90. Pajisjet
janë të fjalës së fundit: telefaksa, komjutera, kondicionerë
etj. Ndodh shpesh (për fat të keq), që e vetmja “pajisje”
tepër e vjetër, demode, që stonon në zyrë me pajisjet
e tjera, të jetë pikërisht zyrtari.
Mentaliteti i tij primitiv bie ndesh me komoditetin, modernitetin. Në
një institucion të rëndësishëm në Berat, ky
lloj zyrtari i bëri zap vartësit e tij, falë brutalitetit që
e karakterizon. I vetmi që nuk iu bind komandave dhe urdhërave të
verbëra të këtij shefi, qe një kompjuter në zyrën
e tij. Dhe të gjithë punonjësit e atij institucioni e dinë
se ç’ndodhi. Kompjuteri u godit fort me grusht e u flak tej,
jashtë përdorimit. Thonë se fatin e “të pabindurit”
e kanë pësuar edhe dy sivëllezër të tij (si të
ulte kokën e të mësonte ky që “dinte” gjthçka!).
Nëse këta zyrtarë do të numëroheshin me gishtat e
dorës, atëherë nuk do t’ia vlente të hidhnim këto
radhë, por fatkeqësisht ata janë shumë më tepër
se zyrtarët korrektë, të kulturuar që nuk mungojnë.
Tipi i zyrtarit në fjalë, sapo zë karrigen, nis të krekoset,
redukton në mënyrë radikale njerëzit me të cilët
përshëndetet, kalon rëndë-rëndë midis të
njohurve dhe hallexhinjve, të cilëve nuk u flet. Ai ndihet pronar
i karriges (kolltukut), pajisjeve, zyrës, institucionit, dhe me njerëzit
që vijnë aty nga halli, sillet si pronar. Ndihet tepër sigurt,
i fuqishëm, kryelart dhe, ç’është më e keqja,
ndihet i aftë e i mençur (pa qenë kurrsesi i tillë).
Zyrtari harron se ai është thjesht një i dërguar i banorëve
në atë zyrë, në atë institucion, për t’u
shërbyer atyre me drejtësi, me korrektesë dhe me shpejtësi.
Zyrtari ynë harron se komoditeti që e rrethon, rroga e lartë,
privilegjet e shumta paguhen nga djersa dhe mundi i qytetarëve nëpërmjet
taksave të shumta. Është e çuditshme, por të gjithë
mësohen me këtë tip zyrtari, pa i treguar atij se këtu
nuk e ka dërguar Zoti, por robi.
Nuk ka gjë më të shëmtuar, kur zyrtari në fjalë,
pasi u flet me arrogoncë ca hallexhinjve para institucionit që drejton,
kalon pranë disa njërëzve të shquar në fushat dhe
profesionet e tyre duke bërë sikur nuk i ka vënë re, ndeshet
me një halabak nga “të fortët” e qytetit dhe nis
t’i serviloset në mënyrë të pështirë.
Pse ndodh kështu? Sepse halabaku mund të jetë mik i deputetit,
ose partner i tij në tendera, sepse halabaku ka dhënë kontribute
në zgjedhje apo aksione të tjera.
I trishtuar atëherë mendon se Shqipëria vërtetë ka
njerëz të tillë, që me institucionet demokratike thjesht
bëjnë pasuri në kurriz të qytetarëve.
Zyrtari ynë sillet veçanërisht ashpër me hallexhinjtë
opozitarë me partinë e tij. Harron mjerani se taksat i paguajnë
të gjithë edhe pozitari edhe opozitari. Harron zyrtari ynë
se zyra, institucioni, janë të shtetit shqiptar, pra, të pozitës
dhe opozitës dhe ai detyrohet me ligj t’u shërbejë njëlloj
të gjithëve.
Dihet se e keqja në Shqipëri nuk është vetëm në
një krah. Do të ishte e lehtë për t’u flakur tej,
nëse do të ekzistonte si e tillë, por nuk ndodh kështu.Që
tani dëgjohen zëra nga sivëllezërit e zyrtarit tonë,
aktualisht opozitarë, se
mezi po presin për t’i treguar vendin këtij e atij.
Ndaj zyrat e shtetit nuk duhen lënë kurrë në duar të
papërgjegjshme militantësh, qofshin majtas apo djathtas, ata janë
krejt njëlloj në mentalitet.
Një njeri i aftë në institucione do të krijojë një
staf të tillë dhe vërtetë do të kemi institucione
të reformuara e demokratike. Nëse institucionet do të bien
në duar të militantëve kokëbosh e arrogantë (bashkimi
i injorancës me kapadaillëkun pjell vërtetë tigra), atëherë
do të ndodhin marrëzi të padëgjuara , si trashëgimi
i vendit të punës nga njëri famljar te tjetri (ec e thuaj pastaj
se zyrat nuk janë privatizuar), si, ndodh në disa institucione në
qendër të Beratit.
Ndaj kur hyn në zyrat moderne, të lind pyetja:
Zyrat i bëmë, por kur do t’i bëjmë zyrtarët?!…
2003
Lėvizja Mjaft! - Lėvizja e Parė Qytetare nė Shqipėri
Lëvizja Mjaft! është Lëvizja e Parë Qytetare që
një grup të rinjsh me z.Eroin Veliaj në krye po realizojnë
me mjaft sukses në Shqipëri, në tërë historinë
e saj. Në një farë mënyre lëvizja e tyre moderne
i ngjet perpjekjes për të krijuar shpirtin kritik në një
vend, ku për fat të keq ky shpirt ka munguar në masën
për t'u bërë lëvizje që të përballet me
të keqen. Erion Veliaj dhe miqtë e tij po japin shembullin se protesta
qytetare është dukuri
" e reagimit si popull".
Lëvizja "Mjaft!" në fillim më krijoi iluzionin se
qe përpjekje për krijimin opozitës përballë së
keqes rrethore. Pas përhapjes së mesazheve të saj tepër
të efektshme dhe fushës magnetike që krijuan këto mesazhe
të përcjellë në një formë tejet moderne dhe
orgjinale, sidomos te të rinjtë dhe njerëzit e ditur me mendje
të hapura të këtij vendi, më është krijuar bindja
se kjo lëvizje është një përpjekje e frytshme, as
më pak as më shumë, por Lëvizje për krijimin e popullit.Qytetrimi
ynë i ndërprerë dhunshëm në shekullin e largët
15, është një qytetrim i traumatizuar. Për fatin tonë
të keq, por edhe për mendjen tonë herë- herë të
mbrapshtë, ne nuk krijuam kurrë kushtet minimale, ku të kultivohen
mendjet e hapura dhe shpirtrat e lirë. Në të përpjeta
dhe të tatëpjeta të historisë nuk kemi vepruar si popull,
por si turmë. Edhe nga diktatura dolëm një turmë e mjerë,
e shfytyruar, e zvetënuar dhe e tjetërsuar keqas nga mungesa e lirisë
dhe izolimi total. Eksodi vërtet biblik i viteve '90 drejt Perëndimit,
për mendimin tim, para së gjithash qe eksod, largim nga vetvetja
e frikshme e banorëve të këtij trualli. Ky eksod vazhdon ende
si mosbesim te vetja, te tjetri , te politika.
Politika, me keqardhje e them, në këta vite postdiktature, nuk u
kap pas atyre pak virtyteve që ende egzistonin te individi në Shqipëri,
për të kultivuar "lirinë që punon", por ajo
shfrytëzoi në shumicën e herës veset e turmës në
të mirë të pushtetit të verbër dhe okult. Kujtoni
si u përdor dëshira e thekshme për ndryshime të shpejta,
kapjen e standarteve të qytetrimit europian nga politika pas viteve '90!
Politika toleroi dhe nxiti firmat piramidale duke i kthyer në vitin 97,
atje ku u nisën qytetarët e mjerë, te viti 90.
Kujtoni se si i shpërdori politika protestat e vitit '97, ndonëse
, publikisht u zotua se do t'i administronte ato! Shqiptarët humbën
jo vetëm të hollat, por edhe jetën. Politika fitoi pushtetin.
Kujtoni bumin e ndërtimeve private menjëherë pas '97! Turma
u çudit si fëmijët e kopshtit, kur edukatorja u merr biskotat
dhe i zhduk ato, ndërsa atyre u thotë të mbyllin për pak
çaste sytë. Në këto vite politika është sjellë
me qytetarët si pushtuesit e dikurshëm me banorët e pambrojtur.
Politika krijoi kapotat e murrme në dy krahët e saj, duke lënë
në mes shkretëtirën e mosbesimit dhe apatisë.
Lëvizja Mjaft!, në kundërshtim me eksperiencën negative
të politikës gjatë postdiktaturës, dalloi energjinë
pozitive te njerëzit e zhgënjyer dhe u mbështet pikërisht
te kjo energji pozitive. Më pas ndodhi vërtet mrekullia: në
Shqipëri nisën për herë të parë protestat qytetare
.
Shqipëria paska qytetarë që protestojnë për të
drejtat e tyre, pra qytetarët shqiptarë po reagojnë si popull.
Po politika a duhet të ridimensionohet nga kjo dukuri e re? Para kemi
zgjedhje e rëndësishme politike. Le të shohim nëse politika
dhe politikanët shqiptarë kanë nxjerrë ndonjë mësim
nga abstenimi i madh i qytetarëve në votime dhe Lëvizja qytetare
Mjaft!
2003
Kur tė sillemi si europianė, Europa do ti hapė dyert edhe pėr ne
Shqipëria është në gji të Europës gjeografikisht.
Politikisht ajo ndodhet larg kontinentit të vjetër për arsye
objektive dhe subjektive. Arsyet objektive dihen dhe me to në mjaft raste
është spekuluar. Në mjaft tekste historie flitet për pushtime
e pushtues që e kanë ndarë Shqipërinë nga Europa
për shekuj me radhë. Natyrisht, që autorët e këtyre
teksteve kanë të drejtë, por në tekste shpesh mungon e
vërteta e plotë. Banorëve të këtij trualli në
mjaft raste u pëlqente ky status i vendit të tyre, ku atyre u jepej
mundësia e pakufijtë për të sunduar popuj të tjerë
të perandorisë që shtrihej në tre kontinente, që
bijtë e lavdishëm të këtij trualli ndiheheshin shumë
më të lirë në perandorinë tiranike pa anë e
fund, se sa në vendin e tyre të vogël, të lirë nga
pushtuesit, por të shtërnguar e pranguar nga kufijtë gjegrafikë.
Këtij vendi kurrë nuk i kanë munguar aventurierët, të
cilët për hir të pushtetit të tyre kanë sakrifikuar
të ardhmen e tij. Por në shumicën e rasteve i kanë munguar
prijësit vizionarë, të cilët do ta udhëhiqnin drejt
lirisë dhe qytetrimit. Nëse pushtimi osman qe një fatkeqësi,
zgjatja e këtij sundimi edhe një shekull pas pavarësisë
së fqinjëve tanë tregoi se interesat kombëtare u sakrifikuan
për interesa personale. Edhe më e pa justifikuar mbetet prapambetja
dhe mjerimi i banorëve të këtij trualli njëqind vjet pas
pavarësisë. Sundimi komunist gjeti te gatshme te ky truall mentalitetin
aziatik të sundimit dhe përuljes, ndaj e shtyu rikthimin europian
të Shqipërisë edhe për dekada të tjera.
Një personazh i shkrimtarit Ismail Kadare në romanin e tij të
bukur “Kronikë në gur” kërkon të nxjerrë
sytë e tij me një gozhdë, ndërsa kolonat e partizanëve
po hynin në qytet. Kur ia hoqën gozhdën nga dora ai bërtiste
me zë të ngjirur : “Nuk dua të shoh komunizmin!”
(“Kronikë në gur”, faqe 203.) Më pas banorët
e këtij trualli i nxorrën sytë njeri-tjetrit në emër
të komunizmit gjatë ushtrimit të luftës së klasave.
Në vitet ’90 Shqipëria dhe qytetarët e saj u ndjenë
më pranë Europës pas shekujsh largimi prej saj. “E duam
Shqipërinë në Europë!” qe slogani themelor i lëvizjes
popullore kundër diktaturës komuniste. Të gjithë i kthyen
kokat pas te shekulli i artë, ku vendi i arbërit iu nda me përdhunë
Europës. Pati edhe individë që rikthimin në Europë
e kuptuan si rikthim në orgjinën tonë të krishterë,
pas pesë shekujsh largim.
“Në Shqipëri krishtërimi është apostolik, d.m.th.
ai është përcjellë tek arbërit direkt nga goja e
apostujve të Jezu Krishtit dhe filloi të përhapet në Iliri
që në shekullin I si fe ilegale nga Apostulli Pal” (G. Myftiu,
Besimet fetare).
Kanë kaluar 15 vjet që Shqipëria është shkëputur
nga tirania. Po pse Europa nuk na pranon në gjirin e saj, siç
jemi gjeografikisht?! Arsyeja e parë dhe kryesore është se
ende nuk jemi europianë. Me sjelljen tonë në liri i treguam
Europës se sa larg saj kishim shkuar. Ndërkohë që vendet
e lindjes nisën të mbyllnin plagët e hapura nga komunizmi dhe
u rikthyen në familjen europiane, ne në Shqipëri, si jo rrallë
herë në historinë tonë, nisëm aventurat dhe shpërdorimin
e lirisë me firma piramidale, me kryengritje të armatosur, me djegje
të institucioneve, shkatërrim të gjithçkaje të
ndërtuar me mund.. Trualli ynë u rikthye në truall ku sundojnë
“të fortët”. Njerëzit fisnikë u dëbuan
nga partitë , nga administrata, nga institucionet, madje disa edhe nga
Shqipëria dhe në vend të tyre u ngjitën individë
krejt të papërgjegjshëm për atë që ka ndodhur,
për atë që ndodh dhe për atë që do të ndodhë.
Kufijtë e ligjit, kufijë të shenjtë në vendet e qytetëruara,
u thyen. Ligji u shkel e shkelet publikisht. Morali qytetar u nxorr jashtë
ligjit. Zyrtarët u kthyen në pronarë të shërbimit
të zyrave të tyre, ndonëse ky shërbim thirret ende publik.
Nëse gjendet një tender i zhvilluar në këta 7-8 vitet
e fundit, ku zyrtari i shtetit të mos ketë marrë 15% të
fondit publik, është ngjarje. U fallsifikuan dokumentet shtetërorë
dhe u vodh e po vidhet prona publike. U falsikuan e falsifikohen dokumente
që fshehin apo ndryshojnë identitetin e keqbërësve, të
cilët bredhin të lirë brenda dhe jashtë vendit.U krijuan
monopolet e personave të lidhur ngushtë me krimin dhe shtetin. U
krijua tipi i sahanlëpirësit që mbush edhe zyrat e shtetit,
edhe institucionet “e të zgjedhurve”, edhe institucionin
e opozitës. U falsifikuan diploma të universitetit, të cilat
në Berat shiteshin nga një punonjëse e shtetit, e cila e kishte
për detyrë të kontrollonte dhe ruante dokumentacionin, pikërisht
nga këto falsifikime, u la të administrohej pasuria publike (energjia,
taksat, etj ) nga individë të njohur si kusarë, u caktuan në
poste drejtuesish individë të përzierë në trafiqe
droge, prostitucioni, të përzierë në firmat piramidale,
u graduan në poste të larta në polici persona nga bota e krimit
etj, etj. Të gjitha këto ndodhën e ndodhin në sy të
qytetarëve., të cilët kanë humbur besimin te drejtësia,
te shteti, te politika, te demokracia. Kjo duket të abstenimi i madh
i tyre në zgjedhjet e zhvilluara gjë që favorizoi edhe më
tepër kaosin në vendin tonë që thirret Shqipëri,
se kur në kutitë e votimit mungojnë qytetarët, me siguri
aty janë të pranishëm militantët, ruajtësit e privilegjeve
të padrejta dhe të pamerituara. Në këto vite Shqipëria
ka qënë një vend i përkryer për shkelësit e
ligjit, mashtruesit, kontrabandistët, zyrtarët injorantë e
të korruptuar, të paaftët, harbutrit, kusarët. Nëse
do të ndërtoheshin institucione demokratike, shkelësit e ligjit,
qofshin drejtorë, shefa apo ministra do të dilnin në dritë
të diellit si minjtë, sapo të kryenin veprimet e tyre korruptive.
Në vendet e qytetëruara ndodh që një ministër apo
kryetar bashkie të vjedhë, por ai merr përsipër rrezikun
e madh që të zbulohet dhe të dënohet ashpër, ndërsa
tek ne janë të rrallë, tepër të rrallë ata që
nuk vjedhin, ata që respektojnë ligjin. Në Shqipëri institucioni
i drejtësisë është i kalbur. Prokuroria është
tejet e politizuar, klanet mafioze të biznesit dhe politikës, të
lidhura ngushtë me njëri-tjetrin urdhërojnë edhe prokurorinë,
edhe gjykatat. Nëse do të kishim institucione demokratike, ashtu
si i kanë fqinjët tanë shumica e zyrtarëve, ministra,
drejtorë, etj., do të përballeshin me drejtësinë,
do të flakeshin nga shërbimi publik, do të iknin nga politika.
Mjaft individë vijnë në politikën shqiptare ose qëndrojnë
në të thjesht për përfitime. Nëse do të kishte
rregulla loja, ata do të ndërronin profesion. Një vend si Shqipëria
e sotme kërkohet me qiri nga skota e të korruptuarve ose atyre që
duan të bëjnë para, të marrin pushtet dhe ta ushtrojnë
atë për qëllime mafioze. Sapo Shqipëria të ketë
institucionet e saj demokratike skota e horrave do ta kërkojë fatin
tjetërkund. Mungesa e dritës së drejtësisë ua ka
errur gjykimin qytetarëve shqiptarë, i ka dëshpëruar ata.
Nuk i bën askujt përshtypje kur sheh një debil hipur në
veturë drejtori, vetëm se është pjëse e klanit në
pushtet, nuk i bënë përshtypje askujt që disa paguajnë
deri në një detyrimet shtetërore, ndërsa fqinji pranë
tyre mburret se nuk paguan asnjë kacidhe, nuk i bën askujt përshtypje
prerja e energjisë elektrike në çdo orë të ditës
dhe të natës, Nuk bën më përshtypje kur nga rubineta
e ujit në shtëpi nuk rrjedh vetëm ujë, nuk bën më
përshtypje kur fëmija detyrohet të blejë të njëjtin
libër mizerabël të një autori të parapëlqyer
nga pushteti dy herë, nuk bën më përshtypje kur një
deputet deklaron me mburrje se në x qytet mjafton të varë xhaketën
dhe do të fitoj mandatin me 90% të votave, nuk bën më
përshtypje kur mjedisi shkatërrohet çdo ditë nga individë
të veshur me pushtet, të cilët nuk kursejnë asgjë
për të mbushur xhepat e tyre, nuk bën më përshtypje
që gjyqtari liron nga salla e gjyqit kriminelin për një trastë
me para, që dikush fut duart te kutia e votimit dhe ndryshon rezultatin
pa iu dridhur qerpiku, që vendosin kandidaturën për deputet,
kryetar bashkie dhe komune individë pa asnjë vlerë intelektuale,
morale apo shoqërore, nuk bën më përshtypje privatizimi
për një copë bukë i pronave publike nga njerëz të
lidhur me pushtetin, nuk bën më përshtypje moskthimi i parave
të firmave piramidale, ngurtësuar në banka, apo shitja e aseteve
të këtyre firmave gati falas te persona pranë qeverisë,
nuk bën më përshtypje katastrofa urbanistike, e cila edhe mund
të shmangej nëse zyrtarë të korruptuar do të kryenin
detyrën e tyre në pushtetin lokal, në zyrat e urbanistikës,
në policinë e ndërtimit.
Humbja e ndjeshmërisë qytetare ndaj dukurive negative është
katastrofa më e madhe për shoqërinë shqiptare. Në
vendet e qytetruara alternimi i pushteteve sjell konsolidim të institucioneve
demokratike, ngritje ekonomike, përmirësim të shërbimeve
publike etj. Po të ne çfarë do të sjellë alternimi
i pushtetit nesër?
Për mendimin tim eksperienca institucionale e qeverisë socialiste
është e hidhur. Është institucionalizuar 15-20 % i tenderave
në çdo ministri, drejtori apo institucion, është ngritur
në kult militantizmi partiak, janë formuar klane të shëmtuar
ekonomike krahinore e politike, është stimuluar përtacia intelektuale,
vjedhja e fondeve publike. Në institucione drejtuesit përgjumen
tërë muajin dhe krahas rrogave të larta, marrin dhe një
tjetër pagesë dietash për udhëtime pune që nuk janë
kryer kurrë në shifra sa rroga ose edhe më të lartë
se rroga mujore, janë stimuluar shoqata “veteranësh”
për qëllime elektorale, festa të politizuara që nxisin
luftën e klasave, veprimtari që emërtohen kulturore, por që
në çdo rast u ka munguar pikërisht kultura. Janë keqpërdorur
shoqatat joqeveritare duke i kthyer në guerile që ndajnë miell
në këmbim të votave për qeverinë dhe kandidatët
e saj. Siç shihet, në Shqipëri në këta vite është
përsosur vetëm një institucion, institucioni i së keqes.
Gjithçka ka ndodhur edhe në sy të qytetarëve shqiptarë
dhe në prani të institucioneve dhe përfaqësuesve të
Europës. Raportet e Brukselit dhe të qendrave të tjera BE-së
për Shqipërinë tani njihen nga publiku i gjerë. Ato janë
alarmante. Kur do të na pranojë Europa në gjirin e saj jo vetëm
gjegrafikisht? Pa dyshim kur ne të sillemi si europianë, që
do të thotë të organizojmë zgjedhje të ndershme dhe
të lira, të ndërtojmë institucione demokratike, të
luftojmë trafiqet dhe krimin, të minimizojmë korrupsionin,
të ndërtojmë institucionet e së drejtës etj, etj,
që do të thotë kur ne të jemi qytetarë europianë.
2004
Njė qeveri e keqe formon njė popull tė prapė
Thuhet se çdo popull e meriton qeverinë që ka. Në
këtë thënie, pa dyshim që ka të vërtetë,
por ndodh shpesh se një qeveri e keqe formon një popull të
prapë. Natyrisht ky fenomen ndodh në vendet e pazhvilluara, në
vendet diktatoriale dhe në vendet në tranzicion. Vendi ynë
ka patur një fat jo të lakmueshëm historik, (shpesh e ka zgjedhur
vetë këtë fat,) ku në shumicën e kohës është
qeverisur keq nga qeveri të këqija. A ka ndikur kjo keqqeverisje
tepër e gjatë në mentalitetin e popullit që jeton në
këto treva? Natyrisht që ka ndikuar. Në kohën e sundimit
osman te banorët e viseve shqiptare lulëzuan vese të tilla
si kapadaillëku, dembelizmi, parazitizmi, mercenarizmi, vaniteti dhe
limontia. Nuk kishte asnjë dëshirë për të ndërtuar
rrugë e ura, për t’ia nënshtruar vendin ligjit dhe rregullit.
E gjitha kjo ndodhte sepse Shqipëria ishte një periferi e Perandorisë
dhe shqiptarët në shumicën e rasteve të përkëdhelurit
e saj.
Edhe gjatë diktaturës komuniste qeveria ndikoi kriminalisht për
të krijuar popullin më të keq të të gjitha kohrave.
Diktatura vazhdoi gjatë dhe një brez u lind dhe u plak në diktaturë.
Veset dhe e keqja njerëzore u kultivuan nga diktatori për ta mbajtur
këtë turmë nën zgjedhë. Në këtë periudhe
ndodhi ajo që përmend Shekspiri : “Vjen një kohë
që virtyti i kërkon ndjesë vesit”. Servilizmi, hipokrizia,
spiunimi, zvetënimi dhe tjetërsimi arritën të mposhtin
njeriun. Qeverisja kriminale krijoi turma të poshtra që bërtisnin
për varje në litar të njerëzve të shkolluar në
perëndim dhe që kishin dhënë gjithëçka për
vendin e tyre, por kishin refuzuar me politesë komunizmin.Turma që
të ngjethin mishtë sot, kur shikon kronikat e prillit 1985 apo ato
të vitit 1991, të kërrusur më buste mbi shpinë.
Europa u drodh ku ndeshi këto qenie të deformuara kriminalisht nga
diktatura, për të cilat fjala jetë ishtë fjala më
pa kuptim. Europa e lirë nuk mund të imagjinonte atë që
kishte ndodhur me këtë popull. Ndaj të gjitha sondazhet e eurobarometrit
në vende të ndryshme të Europës japin një mendim
aspak pozitiv për shqiptarët për periudhën pas viteve
të hapjes.
Edhe vitet e tranzicionit të gjatë postdiktaturë nuk arritën
që të ndërtonin një sistem vlerash në qeverisje dhe
në shoqëri. Anarkia e pasviteve 90, së pari është
anarki vlerash, nga e cila buron edhe prishje e rendit, rregullit. Qeverisja
shkatërroi edhe ato vlera të pakta që i kishte ende ky vend
dhe i zëvëndësoi me militantizmin. Populli më i keq pas
atij të diktaturës është pikërisht popullit militant
i krijuar nga qeverisja e keqe e këtyre viteve. Ata kongresmenët
që na bëjnë për të qeshur në TV, janë udhëheqësit
e tërë jetës ekonomike, kulturore, politike në tërë
provincat e Shqipërisë, pse jo në një masë të
made edhe në Tiranë. Modeli i zyrtarit që kërkon ryshfet
për çdo shërbim publik që të kryen, zgjidhja e
pothuajse 90% e problemeve në tërë nivelet administratës
së sotme “duke lyer rrotën e qerres”, ka krijuar një
popull që armikun më të madh ka shtetin dhe ligjin. Sepse njeriu
i thjeshtë te polici sheh ministrin e brendshëm, te nëpunësi
e zyrtari lokal sheh kryeministrin, te gjyqtari sheh presidentin e republikës.
Kur të gjithë këta i rjepin lëkurën, ai i urren të
gjithë: edhe shtetin, edhe ligjin. Dhe mundohet me të gjitha mënyrat
për t’u hakmarrë ndaj shtetit të tij, ndaj qeverisë
së tij, duke mospaguar taksat, duke mospaguar energjine, duke fallsifikuar
identitetin, duke u rekrutuar në ushtrinë e trafiqeve dhe të
krimit.
Posttranzicioni krijoi njeriun e bindur, shërbetor të partisë
dhe të shefave, sipas modelit të gatshëm të diktaturës.
Sot anëtarët e klanit, anëtarët e fisit, serivilët
dhe shërbetorët e dhunshëm (truprojat), janë pasuruar.
Edhe brenda partisë në pushtet , siç thotë ish kryeministri
Meta, është krijuar populli minoritar, i përbuzur, pa akses
në qeverisje, biznes etj. Merrni me mënd popullin opozitar, të
përndjekur herë -herë një lloj si në kohën e
Hoxhës. Sot, me krijimin e monopoleve politiko-financiare dhe të
biznesit , mund të kryejë një biznes të thjeshtë
ai që e ka mirë me qeverinë e qeveritarët, ndërsa
të tjerët le ta zgjidhin jetën e tyre me mjete rrethanore,
bie fjala edhe me gomone në detin e trazuar.
Propozimi i fundit i kryeministrit Nano për të falur faturat e energjisë
elektrike për një pjesë të banorëve që nga viti
1994, la pa mend ata që paguajnë faturat e energjisë elektrike
para se të blejnë bukë dhe djathë. Pensionistët i
kanë privuar vetes edhe kafen e mëngjesit, veç të ishin
në rregull më shtetin. Po kështu mësuesit dhe tërë
varfanjakët e tjerë, të varfëruar më kontributin
e qeverisë. Befas qeveria fal , jo nga xhepi i kryeministrit apo xhepi
i ministrave, dhjetra miliardë lekë. Kështu u krijua populli
që fiton duke shkelur ligjin, duke mospaguar atë që konsumon,
populli i rrumpallës. Kontributin për krijimin e kësaj turme
e dha qeveria e keqe. Nëse vërtetë i vinte keq për këtë
kategori njerëzish, le t’u rriste përkrahjen sociale, asistencën
, por kurrsesi t’u falte nga trasta e të gjitha popullit.Që
sot dëgjohen zëra se është marrëzi t’i paguash
faturat këtij shteti, kur vjen një kohë që vetë shteti
t’i fal.
Besoj se jo vetëm populli e meriton qeverinë që ka, por edhe
qeveria e meriton popullin (a turmën) që vetë e ka formuar.
Një qeveri e keqe formon vërtetë një popull të prapë.
2004
Ne fakt shteti pas vitit 1997 ne Shqiperi u perkujdes per zyrtaret e tij te
te gjitha rangjeve, sidomos per ata te rangjeve te larte. Niveli i rrogave
u rrit ndjeshem pas renies se shtetit prej kartoni te Partise Demokratike
me 1997.
Rrogat e ministrave, deputeteve, nepunesve te larte, por edhe atyre te mesem
tani u krijonin poseduesve te tyre kushte normale per te jetuar dhe kryer
qetesisht detyren. Edhe ne nivelet e ulta shteti u kujdes ne menyre prekese
kur u siguroi rroga 2 deri 3 here me te larta se te mesueseve pastrueseve
ne banka e dikastere, kapterave te ushtrise, trupave komando. Mjeket dhe sherbimi
mjeksor harresen e shtetit e zgjidhen lehtesisht duke “privatizuar”
de fakto sherbimin dhe duke perdorur infrastrukturen e shtetit.
“Prandaj, shoqni, po deshe te mos lozin ne korris tand, ndrro format.
Hiqi bragashat”-shkruante Migjeni.
Mesuesit, ata qe ne fakt jane pjesa e dallueshme qarte e kombit jane harruar,
siç jane harruar gjithmone gjerat kryesore ne ne kete vend. Te merr
lemeria kur gjen ne zyrat e medha te shtetit njerez te veckel, qe nuk i dine
te gjitha shkronjat e alfabetit te shqipes, njerez problematike te frontit
demokratik , te keshillit popullor te dikurshem, hajdute pulash te denuar
nga gjykata popullore, horra qe kane alergji librat dhe mirsjelljen, te cilet
bejne edhe pritje populli, kalojne neper duar miliona qe duhet te shkonin
ne arken shteterore, marrin rryshfete nga hallexhinjte.
Rrogat e tyre per “merita te veçanta” ne “task force”
ku punojne jane disa here me te larta se te mesuesit me te kualifikuar.
Flitet per reforme arsimore prej vitesh, por reforme nuk duket gjekundi. Ende
mbahen shkolla te mesme te pergjithshme ne komuna te largeta, ku japin mesim
ish -shefa kuadri te kooperativave bujqesore me shkolle te mesme bujqesore
dhe shkolle partie a shkolle shejtani, siç shprehet dikush per kete
lloj arsimimi. Ende ka shkolla tetevjeçare. ku numri i nxenesve eshte
me i vogel se numri i “mesuesve”.
Ne nje shkolle tetevjeçare fshati prane Beratit pyetjes se kush nuk
di te lexoje iu pergjigj nje pyll duarsh ne nje nga klasat e teta. Ky masivizim
stalinist i shkolles po shtrin analfabetizmin deri ne qender te qyteteve.
Per ç’reforme flitet ne arsim, kur pagat e mesuesve jane te barabarta
si per mesuesit e matematikes , fizikes apo letersise edhe per ata te punes
me dru a te djathtesive te tjera?
Per ç’reforma flitet ne arsim kur mesuesin qe e ndan me mesuesin
nje biblioteke e tere ne bordero nuk e dallon qofte edhe nje lek?
Per ç’reforme flitet ne arsim kur nxenesit punojne me tekste
arkaike, ku u duhet te mesojne permendesh marrezira qe nuk u hyjne ne pune
ne dem te punes se tyre te drejperdrejte vezhguese e krijuese?
Per ç’reforme flitet ne arsimin shqiptar, kur nxenesit tane nuk
mund te perdorin ne klase asgje nga mrekullite e viteve te fundit si kompjuteri
apo interneti?
Per ç’reforme flitet ne arsimin tone, kur ende nuk ka forma efektive
moderne te kontrollit te punes se mesuesit ?
Per ç’reforme flitet ne shkollen tone, kur mungojne tekstet per
nxenesin e vitit te trete ne letersi, konkretisht teksti i letersise moderne
shqipe?
A ka turp me te madh, kur nxenesit mesojne letersine moderne shqipe (midis
autoreve te tjere edhe Fishten, Konicen, Poradecin, Migjenin apo Kutelin)
me shenime?
Nderkohe qe shteti shqiptar paguan dhjetra milione per te publikuar marrezira
si tek revista mjaft e shtrenjte “Drejt”, nuk gjen fondet e mjaftueshme
per hartimin dhe botimin e nje teksti te rendesishem te letersise kombetare.
Per ç’reforme flitet ne arsim , kur me ca te holla mund te perfitosh
çdo lloj diplome ne universitetet shqiptare pa ditur as titullin e
lendeve qe ke dhene provim?
Mund te vazhdonim mjaft gjate me dukurite qe po e vdesin pak e nga pak arsimin
tone kombetar. Ai eshte tashme thjesht nje xhakete e kthyer nga ana tjeter
e arsimit te diktatures, por tani mjaft e vjeter, tere vrima. Edhe nxenesit
me te dobet qe kane mundesi financiare nuk preferojne me arsimin tone kombetar.
Te gjithe vrapojne te marrin nje diplome kudo, vetem ne Shqiperi jo.
Ne Shqiperi sindikalizmi nuk egziston. Qeverite pasi formuan kultin e atij
qe ben para ne kurris te ligjit, pra te horrit, tani kane ngritur kultin e
policit, meqenese horrat u shpetuan nga dora , per t’u kthyer serish
te kulti i vagabondeve kur ta kerkoje nevoja e votave te vjedhura.
A mund te reformohet arsimi ne Shqiperi? Pa dyshim. Ai duhet te filloje me
respektin e mesuesit, jo me kultin e tij, me shkurtimin e shkollave ne zonat
rurale ku u gjendet pune si “mesues” militanteve partiake me shkolle
te mesme bujqesore ose shkolle partie. Arsimi s’ka pse te jete tetevjeçar
i detyruar, kur fare mire mund te jete katervjeçar. Per nxenesit e
perparuar mund te vendosen schoolbus-et qe mund t’i sjellin keta nxenes
nga periferite tek shkollat e qendrave te komunave a qyteteve , ku do te gjejne
mesuesit e vertete dhe kushte te mira per shkollim, ndersa per vendet teper
te largeta mund te krijohen konvikte per nxenesit e prirur per shkollim. Shteti
i verber shqiptar paguan miliona ne dite sot per te çuar ne fshatrat
me te larget “mesuesit” nga qyteti. Keta autobuse nisen thuajse
bosh duke kryer punen e autobuseve urbane te levizjes se fshatareve. Ne vend
te dhjetra mijra “mesueseve” te uritur Shqiperia do te kete disa
mije mesues te nderuar e te respektuar. Mandej mund te vazhdohet me reformimin
e brendise se shkolles, drejtimit, permiresimit te infrastruktures se saj.
Atehere mund te flitet per arsim kombetar.
Politika e sotme merret me marrezi te tilla si kpd, president, katarsis, duke
mos u marre asnje minute me gjene me te prekshme per shqiptaret , arsimimin
e femijeve te tyre, duke asgjesuar te nesermen e ketij vendi. Gjate dhjete
viteve shqiptaret u kthyen ne popullin sherbetor te Europes, popull argat
qe prodhon trafiqe edhe krim. Shumica e kontigjenteve te krimit neper Europe
jane shqiptare analfabete ose gjysemanalfabete qe kane mbaruar shkollat tetevjeçare
shqiptare gjate ketyre viteve tranzicion.
Nuk ka politike me antikombetare, me antinjerezore kur nje populli i mohon
te nesermen.
Shteti kunder kombit. Kur them shteti nuk kam parasysh vetem qeveritaret socialiste,
por te gjitha srukturat shteterore duke filluar nga parlamenti, pa asnje dallim
partiak.
2000