PAK KOHE MBAJ NE DUAR
Poezi 2002
ne mars yjet çelin prej lekures kozmike
dhe qielli belbezon nje gjuhe kristaline
teksa tokes i dergon ca fakse vetetimash.
ndersa ajo hesht e ngrire
akujt krisin nga shperthimi i gjoksit te vajzave
dhe toka zgjohet nga gjumi dimeror
pellgjet dhe qielli luajne tenis me topa henore
tani une dhe kjo peme me krahe njerezore
te hapur per te perqafuar eren
qytetin e zogjve e mban mbi shpine
ndersa ngjyen me perendim floket e gjelber
aty po te pres ty, pemeza ime
mbi ty do te ndertoj qytetin e puthjeve
ku do te çelin dhjetra zogj te gjelber
ndersa te zhvesh si pema ne vjeshte
te enda ne shtat nje fustan cicerimash
ti dridhesh nen kemishen e puthjeve
qe ende s’ti mbulon vithet e bardha
llava e zjarrte e vullkanit ngjeu qiellin e zi
nuk ishte llave vullkani por fjalet e pathena
gjate shekujve ngrire nen koren e kujteses
magmen e bukurise tende e shpertheu fjala
gjuha eshte nje sonde me nje diamant te kuq
ajri ngjethet nga mungesa e cicerimave
dhe vrapon lakuriq neper druret e zhveshur
te dergova nje tufe me jargavane fjalesh
t’i ruaje ne parvazin e buzeve te neperketa
ku rrjedh ujvara e padukshme e helmit te embel
vetem vdekja çel krizantema vone ne vjeshte
kam ende mall per ty , mermer i ftohte femre
burg i hershem i shpirtit tim te pafajshem
dashuria eshte po ajo : shi i bukur qe rri pezull
mbi pellgjet e etur ku fle nje drite e gjelber
pak kohe nga koha qe iku e mbaj ne duar
kohe e ngurte si nje disk ku flene tingujt e fjalet
pak kohe ne duar si nje send i arte
aty ndjej hapat e tu te ndrojtur dhe puthjet
si frushellima krahesh te shpendeve te heshtur
ti je aty, ne kohen qe u ndal
je materja nga e cila koha u be
je metali i çmuar i medalionit te kohes
pak kohe e ndala nder duar siç mund te ndalet
nje grusht uji nga lumi qe vrapon drejt detit
apo siç ndal e djeg pellgu meteoret
kur neteve pasqyron kupen e qiellit
pi i etur ne grushtat e mi te djeshmen
ne fyt me ngec vetja.
rruget e mia te hershme po kthehen ne gjarperinj te bukur
deshirat e dhunuara jane ornamente ne shpinen e tyre
e braktis lekuren gjarperi , vizatimet mbeten art dhembjeje
peng i jetes sime plage e bukur ne shpinen e gjarperinjeve
fluturon lart ne kthetrat e shqiponjes dhe bie ylber
ne gojen e hapur te hardhuces se mahnitur nga lartesia
hardhuca eshte e lumtur se piu nje ylber ne piken e veses
e shtrire ne gur ben nje plazh estetik nen driten e yjeve
ranë muret
nën gurë
ata që s’i deshën muret kurrë
nga gjoksi i shqyer i qiellit
dolën skifterët
shiu po bie aty ku ti je dhe une mungoj
shiu po bie edhe ketu tek une ku ti s’je
une e di, ti tani je lagur por shiu nuk ndjen asgje
duke te prekur. Une puth shiun
dhe ndjej se te puth edhe ty. Shiu eshte nje
edhe ai qe bie tek une, edhe ai qe bie tek ty
ai perkedhel supet e tu dhe asgje nuk ndjen
dridhjet e shtatit te tij vijne nga qe fryn ere
nuk fryn ere por dihas une nga urrejtja per shiun
ai eshte i pandjeshem por tani po i shtrin gishtat e tij
tek qafa jote e ngrohte dhe thelle e me thelle
pastaj ngrihet lart ne formen e avullit
duke marre diçka nga aroma e kurmit tend
kurmi yt ngjitet lart ne formen e frymes se shiut
dhe shetit ne bulevardin blu te qiellit tok me rete
neser shiu serish do te zbrese poshte
jo nga deshira e reve por per te prekur ty
une do te hap pellembet dhe do te pi shi te ftohte
per te shuar urrejtjen per shiun dhe etjen per ty.
mungesa e hapave në rrugë
rrugëve u dhemb
në kutinë e vjetër të lapsave
lapsat dhembin të paprerë
nuk është thjesht një kravatë
por dhembja e qiellit një ylber
tek rruzulli i lotit
dhemb deti
disa
gjera
nxitoj te marr disa gjera pa te cilat çdo ikje eshte e kote
lumi merr rruges peizazhet dhe si nje liber arti ia fal detit
nje zog shtegtar merr dialogun e çiftit te pleqeve te braktisur
ne ballkonin e shtepise le folene bosh si burim i shterrur
ne ekspoziten e fundit u mahnita nga nje gozhde e ngulur ne mur
ku varej mungesa e artit me tronditese nga gjithe mungesat
kojrillat fluturuan drejt veriut kete fundvjeshte
dikush tha se qene thjesht poezi te jorge luis borhesit
te shkruara me pene ne qiellin e kalter te buenos ajresit
nxitoj per ne stacion por u pengova ne nje kenge te eminem
qe vraponte per t’i shpetur shiut te merzitshem te moralit
murgeshat debojne barin e gjelber qe ka hyre ne manastir
me nje fshese te perkore prej bari te thate muresh te qullur
kembanat luten ne muzg me tinguj te ngjyer me gjak dielli
ne perendim kaposhin e theren me nje rreze dhe dita iku
nje lot i zi fati e ndoti detin e lumtur te bregut tjeter
ku vetem pemet ne telajo trishtohen e vuajne bukur
nxitoj te marr disa gjera pa te cilat çdo ikje s’ka kuptim.
erdhën dinosaurët
rrugët u fshehën në kujtesë
në një pellg gjaku
turmat zhysin duart
të rrëmbejnë pasqyrmin e yjeve
kalldrëmeve bredh një qen
me hënën e vjedhur nder dhëmbë
manaferrat digjen fshehur poshte gjetheve dhe gjembave
pak gjak duhet te zbulosh deshirat e tyre te verteta
edhe ti po digjesh poshte vellos se brishte te indiferences
me nje gjest ta gris vellon delikate dhe ti shfaqesh e pambrojtur
si nje rreze drite qe ka humbur rrugen brenda shpirtit tim te erret
ti digjesh flakadan ne erresiren e deshirave te tua
manaferrat tallen me perendimin e diellit ne muzg
a dielli fshihet poshte nje ferre e shfaqet sublim te nesermen
lumi e theu kemben kur deshi t’i binte drejtperdrejt lugines fushat
e braktisura kane çelur gjembaçe urrejtjeje
nje pellg plot me yje piu kete mbremje bretkosa dhe ka etje
liqenet jane syte e kalter te tokes ku qielli fle neteve
gjakun kush do ta derdhe per sakrificen e zbulimit kete mbremje
ti ende e virgjer apo manaferrat ende te pabera?
copëra qielli kanë rënë mbi asfalt
vajzat vrapojnë e qeshin si të marra
me këmbët e përgjakura
nga qelqet e kaltra
ka edhe dhembje te embla si malli im per ty
ne burimet e shterrura pritja ka çelur gjemba
imazhet e vajzave qe kam dashur dhe i dua
ne dite vetmie i ngre lart ne qiell si balona
kapur fort ne fijet e kaltra te kujteses
ende nuk te thashe se dashuria nis kur syte puthin syte
perrenjte jane zemerimi i djemeve te sinqerte
nje sorre nuk zhvesh dot te brendshmet e zeza
per te bere dashuri me heroin e bronxte ne qytet
mbi dy shina dhembje rreshqet treni qe te sjell ty
zhvirgjerimi i ngjet renies se bores se pare
nisemi per rruge aty ku duam nuk mberrijme kurre
policet jane engjej para djajve te padukshem
qe rruget na i ngaterrojne ne çdo udhekryq
tundja e bishtit te qenit eshte me e sinqerte
se te gjitha pershendetjet elegante ne qytet
ende nuk i thame te gjitha. Koha i ngjet lumit
rrjedh dhe nuk kthehet nga rruga kurre
lumenjte i dua
edhe ujepaket edhe valeshume
po turbullohem nga turmat
qe lumenjte imitojne
kur dalin ne rruge
lumenjte dine ku shkojne
lumenjte dine nga rrjedhin
dhe para detit nuk kane asnje kompleks
turma e irrituara
turmat pa shtrat
qe nuk kane nje burim
qe nuk synojne nje det
verberisht si ai nxenesi i dobet
kopjojne lumenjte
u deha duke pire drite nga neoni i ftohte i syrit tend
ndjej mall per terrin ku var dobesite e mia
urat ua hipin lumenjeve me shalet hapur si kurva
indiferente ata rrjedhin drejt nje dashurie sublime
etja eshte gjitheçka. Nje njeri i nginjur vozit mbi bote
si nje bidon bosh mbi valet e qeta te lumit
kam veshur nje bluze cicerimash prej kanarine
poshte kapotes se rende te vuajtjeve te babait tim
kapota me rri e gjate. Supet me dhembin
e kaluara eshte piedestal ku ngrihet statuja e genjeshtres
edhe fjalet kane helm te forte si gjarprinjte
fjalia shpifese eshte nje gjarper jeshil ne barin e njome
mjedisi eshte ndotur edhe nga mbetjet e fjaleve
futur ne libra me kapake te trashe
e dashura ime u mahnit nga zambaket e bardhe
prej fjale te tubuara ne nje tekst urimi per ditelindje
bota u be nga nje materie qe thirret dobesi
grate jane shpetimi i njerezve te ndershem
pylli eshte ne gjinine femerore.Shih floket dhe enigmat e tij
u deha duke pire dhimbje. Fjalet me dalin te jargavanta
ti me humbe si nje varg poezie
perpelitem e dot s’te krijoj
nje milingone me sjell statujen tende
prej gruri te bronxte
ne netet e ngrira nga acari i vetmise
ne nje pub pi birre dhe merzi
neonet e ftohte te dallendysheve
rrugen e zbehte ngrohin tani
nje polic rri ne udhekryq semafor
me dy papagaj e nje kanarine
pemet nisin te çelin gjinkalla akulli
nje mjellme pozon nudo ne lendine
te ndjek po mbetem ne udhekryq
aty ku digjet nje papagall i kuq
lumi pi e dehet ne gjoksin e nje reje
dhe murmurit udheve ujore:
-te duash eshte e veshtire
vetetima pengohet ne bririn e nje brenge
dhe vetetin ende pa dhene shpirt:
-s’eshte e lehte te duash dike
hijet kane dale ne proteste per muret
dhe ne kembet e lagura te mureve
flijohen ne mesdite
ne telajo ngjyrat vdiqen ende pa u thare
ne to mungonte dielli dhe dashuria
nen jorganin me qeramidhe qyteti fle
era dremit nen krahet e zogjve
pulebardha i qep lumit nje kopse
keputur nga pelerina ujore
nata psheretin nje tufe me korba
dhe terri fluturimin nis atje
qyteti do te ngjitet lart tek yjet
por varret dot s’i ngre
nga memeceria e gureve te bardhe
pritet te linde nje dite e re
me
dhembjen e lumit
më braktisën lumenjte qe rridhnin tek une
plaget e tyre i mjekova me klithma pulebardhash
hija ime ne formen e lumit i grish ende ato
ndaj klithin me dhembjen e lumit ne sqep
ti vjen me puthjen time te dikurshme
si rubin harruar mbi floke
dhe kerkon lumenjte. Rera, kujtesa konkrete e tyre
t’i freskon kembet delikate
teksa veshtron nje burre qe vjedh bukuri
me syte e tij si katarakte ku pengohen perrenjte
ai burre jam une. Tani jetoj estetikisht
si nje kafaz plot me imazhe kanarinash
kur te verbohem
ne nje qoshe te qytetit do te rri
aty ku kalojne vajzat plot hire do te lyp bukuri
i lodhur kali i kujteses sime
u pengua tek guret e femijerise
gjunjepergjakur mbi guret e bardhe dha shpirt
une u fsheha ne ujin e turbullt te kohes
qe rrjedh ne perroin e trurit tim
per shkak te kujteses sime te ikur
nuk e ndertoj dot kete rruge, kete park
ne vend te pemeve s’ka gropa bosh
por vajza nudo duken nga larg
ndersa tek zgavrat bosh te neonit ne rruge
shoh syte e qiellte te te dashures sime
ne mesnate ndiej nje thirrje malli
te dal ne qoshe te rruges e nen drita sysh
te shes psheretima te fresketa bari
te ashper, te forte e te pabindur
ne vendin e tyre te natyrshem
guret
kur njeriu ua njohu zjarrin
te cilin e fshehen thelle tek vetja
u zbuten, u gdhenden guret
dhe si ushtare pa identitet
u rreshtuan tek muret
nese besoni blini nje liber tek vogelushi ne cep te rruges
ai nuk di te lexoje ende por ka besim tek librat e tij te vjeter
mos u çuditni kur vogelushi do t’ju tregoje me pak fjale subjektin
e don kishotit
ndonese nuk di te lexoje dhe keto libra i ka gjetur diku
ne nje biblioteke te thyer a ne ndonje librari te djegur
nese ju vertete besoni nje liber tek ky vogelush bliheni patjeter
ai eshte krejt i pafajshem dhe i besueshem
si keta libra te vjedhur
ky mengjes ende nuk ka feksur
edhe pse majemalet jane ndezur si pishtare
edhe pse syte e mi kane nje drite agu te bardhe.
ky mengjes i mungon dites se re. Nje dite pa mengjes
lakuriqi i nates ngjit lajmerimin e vdekjes se mengjesit
tek gjoksi i qiparisit me pelerine te zeze
e dashur, ti nuk ke kuptim pa mengjesin e dites qe lindi
nga operacioni i nje reje te rene ne nje hon.
une te kam dashur se ti m’i mbushje mengjeset
me qumeshtin e syve te tu te bute.
kete dite do ta thyej si shishe bosh tani
me copra qelqi do te shtroj rrugen qe me sjell tek ti
dielli zhytet ne gojen e peshkaqenit pak e nga pak
nga gjaku i diellit deti u perflak
drita e dites pihet me ngut prej pulebardhes
nga kthetrat e korbit bie velloja e nates
neper terr e grisa fustanin e saj te zi
nga kurmi i bardhe dita lind perseri
dite bosh
dielli sot pertoi te lindte
dhe guret nuk u dehen
era u fsheh diku
dhe floket nuk u çmenden
lumi fjeti.Turma qe e imiton ne rruge
hutohet si prezervativ i hedhur
rete ngrine ne nje cep te malit
dhe ylberet u mbyten ne kenete
lumi nje pulebardhe i shkon pas
ngaqe i mungon lumenjte
kuajt e shiut u larguan me trok
nga larg ndihet hingellima e vetetimave
metamorfoza
e pyllit
pylli eshte si deti, dallget e gjelbera
thyhen butesisht tek guret.
kur ujqit ulerijne honeve te tij
une grishem te ulerij para vajzes se bukur
qe s’pranon te zhvishet ne pyllin e erret
sepse ka turp nga druret.
pylli sot doli ne rruge
me ujqerit, kepurdhat dhe dhelprat
mungonte bari, mungonin dhe burimet.
s’deshen te dilnin ne rruge zogjte dhe ketrat.
ulerinte shkretetira qe pylli la pas
teksa pylli me deshire po vdiste.
ne humbem strehen tone te gjelber, pyllin
qe dikush po e kthente ne karrige.
nje pale sandale me dy rrypa kryq
kryqezuar femijeria jone.
babai s’pati kurre libreze kursimi
ndaj krenohej me nje flete nderi
te shkruar me gabim drejtshkrimor
gjurmet e zbathura te femijerise
si smeralde ne fytyren e rrugeve
ngrine ne udhekryqin qiellor
si plage i dhembin qiellit. Neteve
shpesh bjene e digjen si meteore.
po ikin çastet si tren elektrik
shpejt e me rropame
drejt stacionit te moskthimit
koha rrjedh drejt hiçit
si nje hemorragji gjaku
ndersa te pres ty
nga nje gremine sysh
bje ne nje tjeter
here ne te zeze, here ne te kalter
here ne te gjelber
eja, e dashur ti
ne mos e ndalesh dot trenin ver pak dashuri
dikur qene te varfer sa nje lypes
ndonese nuk lypen kurre
tani gure me myshk harrimi mbi shpine
qendrojne te heshtur ne udhe
malli per bijte qe iken larg
si stalaktit ne sy u ngrin
ikin . hijet e tyre te vogla
i harrojne ne stola e trotuare
nga hijet e tyre korbat prene kostume te rinj
qe nuk i zhveshin kurre
ne udhet e shkreta qiellore
ne vend te djemve do te nisen dhendurre.
kur fryn ere ngjethen kembanat
nje kryq na fton te kridhemi ne uje
kur ndjek nje vajze mbrrin tek nje kishe
takon nje ikone kur ndjek nje pellumb
mbi harkun e Ures takon pendesen
tek bishti i Ures lypsat lypin dashuri
lumi mezi pret te krenohet para detit
ndaj rrjedh e s’ndalet me Goricen ne gji
mungesa me
ndjek pas
une jam çfare i mungon ketij mengjesi
edhe terri edhe drita
une jam çfare i mungon kesaj rruge
edhe hapat edhe heshtja
une jam çfare i mungon ketij guri
edhe bari edhe rrokullisja
une jam çfare i mungon kesaj porte
edhe hapja edhe trokitja
vrapoj te mbush boshin e gjerave
mungesa me ndjek pas
u futa ne radhe me njerezit qe prisnin
te blinin kalendaret e diteve qe vijne
gati po vdisnim nga deshira e pritja
qe fletet e kalendareve t’i mbushim me jete njeriu
duke pritur befas u shfaq zoti i kalendareve
dhe shpalli me ze te larte se kalendaret u mbaruan
dikush kishte marre dyfishin e diteve
dhe do te jetonte edhe ditet tona
do te jetonte edhe per ne
-sidoqofte dukuni nje here neser-
na tha zoti i kalendareve
-ndoshta dikush mund te kete vrare veten
dhe ju mund te jetoni jeten e tij.
keshtu pritem tere diten kalendaret e jetes sone
me besimin tek e drejta, me besimin tek njeriu
ne muzg duarthate u kthyem per ne shtepi
ne nje bujtine njohem zotin e kalendareve
i dehur kepuste flete nga kalendari i jetes tone
dhe fshinte b… me paturpesi
rrathet kohore
ka kohe qe jane zbehur
ne portat e hirta
te lagjes se vjeter
plakat e mehalles
i shtyjne ngadale
i tremb renkimi
i shpirtit te portave
vajtimi i trishte
i drurit te vjeter
per nuset e reja
qe u bene plaka
portat e vjetra
portat e renda
me gjurme duarsh
trokitje te hershme
me grishin t’i hap
si libra te rralle
dikush tha : - e verteta eshte ky gur
ai besoi dhe me gurin shpatullave
u nis per udhe
dikush the : - ky gur eshte mallkim
ai serish besoi
dhe gurin e ktheu ne pllake varri
dikush tha : - e verteta eshte ky lume
natyrisht ai besoi
dhe ne lume u hodh pa hezitim
tek varri i tij mbi pllaken e hirte
dikush shkroi : - ky besoi ne çdo rast
ererat nuk dine te ndalen
ne fshatin e harruar malor
deshirat e grave
jane varur ne tela e gardhe
metafore e bardhe
era i gufon si vela anijesh te humbura
te cilat nuk i pranon asnje liman
po duart, ku jane duart?
fshehur nen perparese si zogj te trembur
nuk tregojne kurre
qe ende nuk i ka puthur ndonje burre
kepuca e vjeter mbushur me diell
ngrene nga koha dhe vetmia
prehet ne nje qoshe ne park
nga malli per rruget dehet me drite vetetimash
dhe çdo dite kerruset nga pak
kepuca e vjeter hedhur mbi bar
i huton heronjte ne bronx e mermer
tek pozojne si manekine ne park
kepuca e vjeter permendore e heshtur e rruges tone te gjate
kam mbetur vetem si Robinson Kruzo
ne kete ishull te shkrete ku virtyti dhe e mira kane merguar
cilesite nuk me hyjne me ne pune.
ato jane smeralde ne duar indigjenesh
ne xhunglen ku rriten pemet e se keqes
i lodhur ne rrugen e rrezikshme drejt se arrires
nen hijen e pemeve te ketij ferri prehem
ndersa sodis vizatimet ne lekuren e neperkave
me nektarin e veseve te mi dehem
kam humbur portretin e te dashures
me nuk e kujtoj dot per dreq
pash perendimin e diellit, renien e gjetheve
vrapimin e reve mbi kuaj ylberesh
po tiparet e dashura i kerkova me kot.
si nje majemali boren ne veren e nxehte
ne kanavacen e tripsur te kujteses sime
nga dhjetra e dhjetra vajza te hirshme
imazhin e shtrenjte mezi e krijova pastaj
shpirtin tim e ndez si qiri ne muzg
dhe e vendos prane ikones se saj
plakat çelin karafila të kuq
gurët e përgjumur pijnë diellin
një mace ka humbur rrugët
dhe gërvish qiellin
një rrugicë humb ne kujtesë
një tjetër tretet tek një derë
lumi i magjepsur nga mijëra sy
s’harron kurrë të rrjedhë
me lëkurën e shelgut lotues
ajrin e ngjyen me brengë
një arixhi
teksa dielli bie e zhytet
ne detin e derteve të tij
ti nuk ke sy të magjishëm
që edhe kur pejzazhet ndërrojne
janë të vetmjaftueshëm
për të qënë të bukur
ndaj qëndrojnë indiferentë dhe statikë
ti je krejt e zakonshme
dhe gjithnjë në kërkim
herë baticë
herë zbaticë
herë pellg tmerrësisht i qetë
herë shtjellë plot rrezik
ti je krejt e zakonshme
ndaj dhe une te kam frike
flokët e gjelbër pylli
i ter ne erë
pas shiut të rimët
si vejushë e re nata u shfaq
dridhen e dridhen disqet e pellgjeve
e nën korin e bretkosave
harbon nata (vejusha) deri në ag
qyteti ynë ka vetëm një rrugë
ku shëtitin të njëjtit njerëz
me të njëjtin hap
me të njëjtin mendim
brenda të njëjtit kostum
qyteti ynë ka vetëm një rrugë
vajzat
të dashurit e braktisur
i varrosin brenda kësaj rruge
që të mos i njohin prapë
ndërsa lumi që kalon pranë
nga frika e përgjasimit me rrugën
në çdo stinë ndërron shtrat
ti je e bukur
ti je hyjnore
të gjithë e dinë
po kokën e magjishme
e ke lart tek qielli
unë tokësori
po pres vetëtimat
po pres ylberin
që bashkë me shiun
këtu poshtë të të sjellin
nisi të bjerë shi
edhe mbi pemë
edhe mbi shkurre
edhe mbi lulet në park
- ej, kopshtar, - thirri bari i etur ne brinjë
-vetëm Zoti na trajton si të barabartë
dikur njoha një vajzë të bukur
tek sytë e saj
i humba sytë e mi
me zgavrat bosh
dhe nëpër terr
vrapoj pas vajzave tani
ti po kalon në rrugë
dhe rruga u bë e bukur
me hapat e lehtë
si rënia e gjetheve
ti kalon në rrugë
thjesht si kojrilla në qiell
dhe qielli u be i bukur
pak çaste të mbaj në sy
dhe sytë e mi u bënë të bukur
ti po kalon në rrugë
si qiellit kalon një vetëtimë
tek sytë e mi hyn e më s’del
në sy më ngrin si rubin
shqisat janë tendosur si hark
nga muret
gurët leshojnë sythe të gjelbër
hapat e saj ndihen nga larg
qelqet e dritareve
si liqenet në dimër ngjethen
dera fërgëllon si vajzë e virgjër
nga pritja per t’u hapur
macja më shikon me sy të çuditshëm
e qortoj, e godas, e dëboj
i lutem të ikë
ajo nuk lëviz
ngjesh putrat mbi parvaz
e më vështron në sy
ajo vjen me hapa bore
shikimi i maces më tmerron
pastaj gjithçka shkrihet, rimet
edhe muret me sythe të gjelbër
edhe xhamat si copa valesh
me një puthje të gjate të prerë nga mjaullimat e maces
te gjitha rruget te çojne ne rruge
ne pellembet e duareve kam harten e rrugeve te jetes
kur humb udhen duart m’i lexon nje arixheshke
qe di te dalloje ne papiruset e duarve maja e humnera
horizonti eshte gjithmone nje djale i ri me floke te kuq
jane plakur pejzazhet dhe une nxitoj te iki sa me larg
nje re si kemishe e grisur plot shi qortimi me ndjek pas
perroi i thate i femijerise me kerkon borxh lotet, te rrjedhe do
nje dallendyshe perdite harron folene e me futet ne sy
dita ne muzg rrobat i flak pa kujdes tek lugina e bardhe
ne pellgjet plot yje nga rrjedh lumi i shenjte i metaforave
kur mungon era pemet kane mall te puthin pemet
ne heshtje pyllezojne ne nderim te pyllit dreret
para meje rruget si prostituta, une duhet te zgjedh
kjo bote si shtepi e tyre shfaqet shpesh e me shpesh
hezitoj e hap pellembet, prane me vjen nje arixheshke
-te gjitha rruget te çojne ne rruge,-me pergjigjet ajo thjesht
ne diskoteka pellgjesh
marrosen bretkosat
dita pergjon nga syte e maces
lumi i pergjumur me yjet mbi shpine
rrjedh nen harqe puthjesh
turma te lagura nga e perditshmja
xhepat plot me varferi
brenda syve nje qiell i thyer
e natyrisht pak shqiperi
teoknidi, poeti antik nga megara
me gjuhen e lidhur nyje nga varferia
nje poezi me gjeste reciton ne metro
dhe monedhat i lyp estetikisht
turma e qullur nga e perhereshmja
dhe pellumbat qe ngjiten lart
qielli blu i athines nga dhembja behet i jargavante
pemet kane harruar te hepohen
dhe trungjet kane vene dhjame
pemet qendrojne drejt si qirinjte ne kishe
dhe deget krahe te tepert i kane
zogjte pertojne te fluturojne
me milingonat shetisin ne bar
floket e vajzave me nuk flladiten
te fshehin intimitetin ne buze
gjithçka u tha e zuri vend
dhe rete ne qiell, dhe pluhuri ne rruge
lumi eshte kthyer ne nje pellg
dhe zvarriset ne shtratin e vjeter
pa nje dallge , pa nje rrudhe
njerezit i krehin floket njehere ne jave
tek gjuha fjalet rendojne si gure
ka kohe qe nuk fryn ere
njerezit ecin ngadale ne homazhin e eres